Flash

Serbët gati të marrin në dorë një sektor strategjik në Shqipëri, blejnë “Telekom Albania”

Lapsi.al 28 September 2018
Serbët gati të marrin në dorë një sektor strategjik

Operatori i dytë më i madh në treg Telekom Albania është në shitje. Tv Klan raporton se Telekom Albania mund t’i shitet kompanisë Telekom Serbia.

Në garë me Telekom Serbia janë edhe dy kompani bullgare, Vivacom, në pronësi të biznesmenit Spas Rusev dhe Globul Telenor, një tjetër operator në fushën e telekomunikacionit në Bullgari. Propozim për blerjen e aksioneve të Telekom në Shqipëri ka bërë edhe manjati grek Vardi Vardinogiannis, pronar i firmave Motor Oil Hellas dhe Vegas Oil and Gas.

Kompania ende nuk ka shpallur një lëvizje të tillë në pronësinë e kapitaleve të saj, por sipas të njejtave burime ofertat e dorëzuara nga të gjitha shoqëritë janë hapur, dhe më e larta ka rezultuar ajo grupit serb, e dyta ajo greke dhe oferta nga Bullgaria, e treta.

Telekom Serbia është një kompani ku 22% të aksioneve janë në pronësi të shtetit serb, 22% i takojnë qytetarëve të Serbisë dhe 55.8% zotërohen nga Dunav banka, firmë po serbe, që operon në fushën e shërbimeve bankare dhe të sigurimeve.

Telekom Albania aktualisht zotërohet nga grupi gjerman Deutche Telekom, i cili arriti kontrollin e aksioneve të Cosmote Mobile Comunnications në Shqipëri në vitin 2015 duke u bërë pronar mazhoritar në grupin grek OTE që kishte pronësinë e operatorit Cosmote. Shitja e parë e asteve të kompanisë u bë në vitin 2000 ku Cosmote bleu për 120 milion euro kompanisë shtetërore AMC.

Kjo është hera e parë në Shqipëri që shoqëri serbe do të pozicionohet në një sektor strategjik sic është fusha e telekomunikacionit. Tregu i shërbimit të telefonisë celulare aktualisht ndahet dhe me dy operatorë të tjerë, grupi britanik Vodafone dhe ai turk Albtelecom. /Tv Klan

Të këshilluara

76-vjeçari pastronte tokën, gjen 11 predha

Një fermer që po pastronte tokën nga barërat e kqëinj duke i vënë flakën fatmirësisht ka parë në kohë disa predha në tokë. Ngjarja ka ndodhur më parë në fsha...

22:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI