Një “reality” rreth Kim Kardashian e Kanye West? Gjithçka është e mundur kur bëhet fjalë për Kimye. Ishte pikërisht ylli i familjes më mediatike amerikane që nuk përjashtoi asnjë mundësi.
Katër vjet të martuar, tre fëmijë dhe çdo ditë të pranishëm në mediet rozë, jeta e Kim Kardashian e Kanye West është pak a shumë si një “reality show” i madh.
Por, ka nga ata që duan më shumë dhe shpresojnë që kamerat mund të ndizen nga shtëpia e çiftit më “social” në SHBA dhe në botë, për të parë përditshmërinë e tyre.
Kim e mori me të qeshur, por nuk e përjashtoi mundësinë: “Nuk e di, s’e di nëse Kanye do ta bënte, por mund të them se së fundi isha në Miami dhe më mungonte “Kourtney and Kim Take Miami”. Kështu që, si dihet, mund të jetë argëtuese”.
Kim i referohej sezonit 3 të spinoff-it të “Keeping Up With The Kardashians”, i vitit 2013, ku ishte protagoniste së bashku me të motrën, Kourtney, pas dy sezonesh me Khloe.