Flash

Meta thirrje shqiptarëve të Maqedonisë nga OKB: Votoni pro në referendumin e 30 shtatorit

Lapsi.al 28 September 2018
Meta thirrje shqiptarëve të Maqedonisë nga OKB: Votoni pro

Presidenti Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në OKB, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë që të votojnë pro marrëveshjes me Greqinë në referendumin që do të mbahet këtë të dielë.

Ndërkohë Meta përshëndeti dhe politikën e NATO-s e cila i ka dyert e hapura për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Deklarata e Ilir Metës: 

Ne konsiderojmë se Marrëveshja midis Greqisë dhe Maqedonisë, e arritur kohët e fundit, ka mundësinë të shndërrohet në një arritje historike.

U kemi bërë thirrje të gjithë aktorëve politikë në Maqedoni, duke përfshirë edhe udhëheqësit vendorë shqiptarë, që të angazhohen në mënyrë aktive për të siguruar e arritur suksesin e referendumit të 30-të shtatorit, duke përkrahur votimin pro kësaj Marrëveshjeje.

Politika e dyerve të hapura të NATO-s e shtrirë drejt Ballkanit Perëndimor mbetet e rëndësishme dhe jetike për të ankoruar rajonin nën çadrën e vet të sigurisë si dhe për autorësin e përgjegjshme vendore.

Në këtë kontekst, unë i mirëpres fuqimisht mesazhet e fundit që partnerët tanë strategjikë i dërguan qytetarëve maqedonas.

Këto mesazhe i bëjnë jehonë vendosmërisë së tyre në mbështetje të investimeve të mëdha të bëra për krijimin e stabilitetit dhe sigurisë në dy dekadat e fundit në Ballkan.

Angazhimi i kombinuar i NATO-s dhe Bashkimit Europian përbën garantuesin më të mirë për të gjitha vendet dhe qytetarët e rajonit tonë. 

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI