Flash

Hakohen 50 milionë llogari Facebook-u

Lapsi.al 28 September 2018
Hakohen 50 milionë llogari Facebook-u

Facebook njoftoi se "pothuajse 50 milionë" nga përdoruesit e tij janë lënë të ekspozuar nga një gabim i sigurisë së rrjetit social.

Kompania tha se sulmuesit arritën të fitonin kontrollin e llogarive të njerëzve.

Shkelja u zbulua të martën, tha Facebook, që ka informuar policinë.

Gabimi është rregulluar, shkroi kreu i sigurisë së firmës, Guy Rosen.

"Meqë sapo kemi filluar hetimet tona, duhet ende të përcaktojmë nëse këto llogari janë keqpërdorur ose nëse informacione të profileve janë vjedhur. Ne gjithashtu nuk e dimë kush është prapa këtyre sulmeve." 

Ai shtoi: "Privatësia dhe siguria e njerëzve janë tepër të rëndësishme dhe na vjen keq që ndodhi kjo gjë". 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI