Flash

KLSH: E-Albania, probleme me ruajtjen e të dhënave personale, janë të ekspozuara

Lapsi.al 28 September 2018
KLSH: E-Albania, probleme me ruajtjen e të dhënave personale,

Portali E-Albania, përtej aspekteve pozitive që ka sjellë në lidhje me ofrimin e disa shërbimeve për individët dhe bizneset, duke shkurtuar kohën e sigurimit të tyre, duket se nuk ka arritur të konsolidojë pjesën e sigurisë për ruajtjen e të dhënave personale.

Një auditim i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit, pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) nxjerr në pah pikërisht këtë problematikë, duke argumentuar këtë me dy pika në raportin respektiv. Së pari, sipas KLSH, portali E-Albania që nga krijimi i tij e deri më sot ka funksionuar pa një rregullore bazë, që rregullon mënyrën sesi veprohet me hapjen dhe mbylljen e ‘user name’ (emri i përdoruesit) apo për punonjësit e administratës publike, ndërkohë që ka shumë element që çalojnë lidhur me verifikimet.

“Grupi i auditimit konstaton se portali e Albania, nga data e krijimit 28 nëntor 2012 deri më datë 21.09.2017, ka funksionuar pa një rregullore të miratuar. Kjo rregullore nuk ka politika në hapjen dhe mbylljen e user-ave, për punonjësit e Administratës Publike dhe Institucioneve Publike dhe Jo publike, të cilët kanë akses në shërbimet e e-Albania.

Gjithashtu, në sistem ndodhen user të paidentifikuar me emër, mbiemër me impakt në përdorimin e pakontrolluar të të dhënave personale të mbrojtura me ligj. Procesi i dërgimit të email-it nuk kërkon verifikimin e vërtetësisë së adresës së e-mail-eve si dhe nuk ka info shtesë për vendndodhjen e dërguesit të këtij email-i që kërkon suport ose ndihmë si dhe mosha e tij” thuhet raportin e KLSH.

Lidhur me këtë, ky institucion ka rekomanduar që nga ana e AKSHI, me qëllim mbrojtjen e të dhënave personale, të marrë masa për ndërhyrjet e nevojshme në rregulloren e portalit për plotësimin e politikave në hapjen dhe mbylljen e user-ave, për punonjësit e Administratës Publike dhe Institucioneve Publike dhe Jopublike, të cilët kanë akses në shërbimet e e-Albania.

Kontrolli i Lartë i Shtetit nënvizon se një problematikë për ruajtjen e të dhënave personale në platformën e-Albania shfaqet edhe në publikimin e informacioneve dhe shërbimeve nga burime të cilat kanë databaza të pacertifikuara (nga AKSHI) duke mos siguruar ndërveprimin e duhur për ruajtjen e të dhënave personale.

“Grupi i auditimit konstaton se politikat e privatësisë janë thyer dhe të dhënat personale janë të ekspozuara, me konkretisht: 1. Gjenerimi i faturës të UKT-së në platformën e-Albania pa bërë lidhjen me numrin NID me ‘KODI I KLIENTIT’, mundëson leximin e informacioneve të faturimeve që nuk i përkasin personit të loguar në platformë. 2. Nga auditimi konstatohet se pavarësisht se Regjistri i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor është bazë të dhënash e regjistruar, si rezultat i problematikave në ndërveprimin e kësaj baze të dhënash me regjistrin e gjendjes civile (identifikimi i mbështetur në NID) identifikimi i përdoruesit që kërkon shërbimin jo gjithmonë është i saktë” vlerëson KLSH.

Edhe në këtë rast është kërkuar që të merren masa për zbatimin e detyrimeve që përcakton ligji “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, ndërkohë që shërbimet apo elemente të tyre të cilat nuk plotësojnë kriteret e nevojshme ligjore të merren masa e pezullimit të shërbimit deri sa të sigurohet plotësimet e nevojshme./ Monitor

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI