Flash

“Hajdut, kriminel”, sulmohet me gurë makina e Ilir Beqes (FOTO)

Lapsi.al 28 September 2018
“Hajdut, kriminel”, sulmohet me gurë makina e Ilir Beqes (FOTO)

Një mesoburrë rreth të dyzetave ka alarmuar sot ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe policinë e Shtetit pasi në mënyrë të papritur ka nisur të fyejë ish-ministrin dhe të qëllojë automjetin e tij. Gazetarët e “Gazetës Shqiptare” kanë rastisur në vendngjarje dhe e raportuan menjëherë incidentin që ka ndodhur rreth orës 17:00 të pasdites.

Ilir Beqaj shoqërohej nga persona të tjerë, të cilët ishin pranë dy makinave të tyre, një Volkswagen Touareg dhe një Mercedes me targa diplomatike, kur një i panjohur ka nisur të bërtasë “kriminel, hajdut” dhe fjalë të tjera fyese.

Ky person ka rrëmbyer një vazo ndanë rrugës dhe ka qëlluar në fillim “Mercedesin” me targa diplomatike, ka vazhduar ta godasë makinën me shkelma dhe më pas ka rrëmbyer një copë të madhe betoni dhe e ka plasur në xhamin e përparmë të makinës së Ilir Beqajt.

Ish-ministri dhe personat që e shoqëronin kanë ruajtur gjakftohtësinë, kanë nxituar të hipin në makina dhe kanë lëvizur 50 metra më tej. Autori i incidentit u largua me qetësi. 10 minuta më pas në vendngjarje ka ardhur policia e Shtetit. Touaregu me ngjyrë gri është i njëjti që është qëlluar me vezë nga aktivistët e “Aleancës Kuqezi” në vitin 2016./GSh

Të këshilluara

Hakohen 50 milionë llogari Facebook-u

Facebook njoftoi se "pothuajse 50 milionë" nga përdoruesit e tij janë lënë të ekspozuar nga një gabim i sigurisë së rrjetit social. Kompania tha se sulmuesit...

19:20

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI