Flash

Emiliano Nuhu nuk është frikacak. Ai iku se u tradhëtua

Lapsi.al 28 September 2018
Emiliano Nuhu nuk është frikacak. Ai iku se u tradhëtua

Dritan Lamaj u vra në shkurt 2013. Pak muaj pasi shokët e tij e lanë krejt vetëm dhe nuk i morën parasysh pretendimet e tij se ishte kërcënuar. Gjatë vjeshtës e dimrit 2012, në Tiranë po shëerndaheshin letra fletërrufe. Ishin kundër kryekomisarit, që e konsideronin jo paqeëor me bizneset. Dihej kush i organizonte, dihej kush dirigjonte. Megjithatë, për të mbrojtur policinë e shtetit, mbajtësin e uniformës që nuk duhet ta prekë askush, nuk u mor asnje masë. Përkundrazi, u lëviz nga komisariati dhe e çuan specialist në polici të shtetit. Për disa muaj, Dritanit i kthyen shpinën. Sa ishte gjallë askush nuk e besonte se ai ishte në rrezik. Kur u vra, e shpallën deshmor...

Akoma i duhen deshmorë policisë që të bindemi se kush të kërcënon të vret dhe nuk tregon barcaleta?

... Emiliano Nuhu, nuk ishte frikacak dhe mos guxoni ta quani të tillë! Duhet të pyesni ish drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako për kohën kur Emiliano Nuhu shërbeu si i infiltruar në operacione antidrogë. Pas një aksioni ai u transferua nga Vlora në Fushë Krujë.

Emiliano Nuhu nuk iku nga Shqipëria prej frikës. Iku se u tradhëtua, nuk u mor seriozisht, nuk u dëgjua nga kolegët. Emiliano Nuhu kishte vendosur të jetonte në vendin e tij, siç më treguan shokët e tij sot. Ai kishte marrë një kredi, kishte blerë shtëpi në Unazën e Re dhe dosjen e vajzës ia kishin deleguar pikërisht sepse nuk e merrte askush në atë zonë. Mjafton të pyesni veten përse, përse dreqi e mori, vajza denoncuese nuk e dorëzoi kallzimin në Fushë Krujë por në Tiranë. Mjafton të pyesni, dreqi e mori, se përse është nën hetim G.Ç? Çfarë detyre nuk kreu, mos vallë nuk mori denoncimin e të dhunuarës? Në qoftë kështu përse nuk e mori denoncimin?

Une e njoh krimin, e di si vepron krimi në Fushë Krujë, Lezhë, Laç e Fushë Arrëz. Ndoshta dikush do më japë të drejtë për çka them. Disa personazhe të krimit në këtë zonë, nuk kanë nevojë për politikanë përkrah kur mbyllin "punët e tyre". U mjafton emri që kanë, u mjafton miti i ngritur. E kundërta, politika ka patur nevojë për ta.

Por ama, përse duhet të besojmë se polici nuk është kërcënuar? Sepse nëse ai e kishte jetën profesionale fushë me lule në Fushë Krujë, përse atëhere u transferua në Berat? Mos më thoni për nostalgji të qytetlindjes?...

Të këshilluara

Ç’fsheh loja e Ramës me Air Albania?

Mënyra pompoze si kryeministri veproi me inagurimin e Airi Albania nuk përbën ndonjë krim. Më kot prej ditësh po i nxjerrin se kompania me flamurin shqiptar nuk...

16:10

Shqiptarët dhe Trauma e Kufirit

Po e nisi këtë tekst nga një premisë e psikanalizës së Frojdit. E gjithë jeta e njeriut, thotë Frojdi, është njëlloj ballafaqimi me simptomat e traumave të fëmi...

18:20

Tre herë jo aventurave të Thaçit

Nga Arbër Zaimi Dikush argumenton: meqenëse kufiri mes Kosovës e Serbisë është rezultat i disa padrejtësive historike dhe i disa planeve shoviniste, atëherë ...

14:50

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI