Flash

Ekspertiza mjeko-ligjore: Xhisiela Maloku, u rrah dhe u dogj me cigare!

Lapsi.al 28 September 2018
Ekspertiza mjeko-ligjore: Xhisiela Maloku, u rrah dhe u dogj me cigare!

Xhisiela Maloku rezulton të jetë dhunuar me mjete të forta dhe ka shenja të djegies me cigare. Raporti i ekspertëve të Mjekësisë ligjore, mbështet pretendimet e 25-vjecares, e cila me 21 korrik të këtij viti denoncoi për dhunë ish të dashurin e saj Rexhep Rraja, djalin e deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja.

Vajza e tërhoqi denoncimin dhe sipas ish-nënkomisarit Emiljano Nuho, e bëri për shkak të presioneve. Megjithatë, dy muaj pas skandalit, ekspertët konfirmojnë faktin se Xhisiela ka qenë objekt dhune. Në dokument thuhet se vajza ka shenja dhune në shpatull, ndërsa djegie me cigare ne kofshë.

“Dërrmishtja në shpatullën e djathtë dhe ekimozat në pulpën dhe kërcirin e majtë, janë shkaktuar me mjet mbretës. Dërrmishjet e vërejtura në kofshën e djathtë, janë shkaktuar nga veprimi i faktorëve termikë, sic mund të jetë edhe cigarja”.Dëmtimet e konstatuara në trupin e 25-vjecares, sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore, hyjnë në kategorinë e dëmtimeve të cilat sjellin si pasojë humbjen e aftësisë së përkohshme për punën në masën prej 9 ditësh."

Ekspertiza mjekoligjore i është vënë në dispozicion prokurorisë së Krujës, pasditen e 27 shtatorit 2018 dhe është administruar në dosjen hetimore të Rexhep Rrahjas, I cili ishte nën hetim për përndjekje, ndonëse kallëzuesja, ishte tërhequr nga denoncimi.

Pas njohjes me aktin, prokuroria ka ftuar në pyetje nënën dhe motrën e 25-vjecarës si dhe një mikeshë të saj.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI