Flash

Diego Costa, hedh helm mbi Conte: “Shikoni ku përfundoi..."

Lapsi.al 28 September 2018
Diego Costa, hedh helm mbi Conte: “Shikoni ku përfundoi..."

Diego Costa-Antonio Conte, një raport që nuk pati kurrë pozitivitet që nga kohët kur të dy ishin në Londër tek Chelsea. Në periudhën në të cilën tekniku italian ishte në Londër, nga 2016 në 2018, sulmuesi tani tek Atletico Madrid ka kontribuuar në fitoren e Premier me 20 gola, përpara se të përfundonte jashtë skuadrës në sezonin që pasoi.

“Një periudhë e keqe, por jo për fajin tim, edhe pse njerëzit flisnin shumë gjëra - ka deklaruar braziliani i natyralizuar spanjoll për gazetën Marca -. Koha tregon gjithcka, shikoni ku është Conte tani, shikoni si përfundoi”. Costa nuk ndalet në mërinë e tij për teknikun italian, duke treguar detaje të atyre kohëve të komplikuara: “Historia e tij me Chelsea përfundoi sepse ashtu i bëri gjërat ai, pasi bëmë gjithcka për të fituar kampionatin, më dërgoi një mesazh për të më thënë se nuk kishte më nevojë për mua, duke më dërguar të stërvitesha me ekipin e dytë”.

Për ti vënë vulën, Diego Costa bën krahasimin me trajnerin aktual të Atletico, Diego Simeone: “Ai është ndryshe nga Conte, është një trajner direkt. Dëshiroja vetëm të kthehesha tek Atletico, përndryshe do të kthehesha në Brazil me familjen time”.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI