Flash

Dhunimi i Xhisielës, pse hesht Edi Rama dhe ERTV

Lapsi.al 28 September 2018
Dhunimi i Xhisielës, pse hesht Edi Rama dhe ERTV

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej disa javësh në qendër të debatit politik është zgjedhja e një gjykatësi në Gjykatën e Lartë. Brett Kavanaugh është propozuar nga Presidenti Donald Trump, por emri i tij është shoqëruar me debate të forta për shkak të dy denoncimeve nga gra të ndryshme të cilat pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht prej tij kur gjykatësi ishte student. E theksojmë: kur ishte student.

Mbi këtë çështje për të cilën kanë folur të gjithë janë ngritur pikëpyetje të shumta pasi mediat dhe opinioni publik pyet nëse këto akuza e bëjnë Brett Kavanaugh një emër denjë për të dhënë drejtësi.

Po në Shqipërinë tonë çfarë ndodh?

Prej të paktën 3 ditësh lajmet hapen dhe mbyllen me akuzën ndaj djalit të një deputeti të shumicës që qeveris vendin, i cili ka dhunuar një vajzë pa baba. Dhuna është konfirmuar tashmë edhe nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Rrexhep Rraja e ka detyruar vajzën edhe të tërheqë denoncimin e bërë në polici ndërsa ish-nënkomisarit që e publikoi çështjen i janë vërsulur të gjithë kundër. Policia, prokuroria, SHÇBA-ja, mediat pro-qeveritare dhe mazhoranca në korr thotë se ai është një dezertor, shpifës, i paguar dhe i përdorur politikisht.

Babai deputet i mohoi akuzat se e ka kërcënuar policin në zyrën e shtetit në disa intervista. Taulant Balla një tjetër emër i përmendur në këtë skandal, shfrytëzoi ekranet e emisioneve më të ndjekura të së enjtes për të hedhur poshtë akuzat se kishte qenë i pranishëm në komisariatin e Fushë Krujës kur polici intimidohej. Ka folur edhe kreu i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi që gjithashtu hodhi poshtë çdo akuzë. Ka folur pa reshtur opozita dhe një pjesë e vogël e shoqërisë civile.

Vetëm njëri hesht.

Kryeministri Edi Rama nuk ka thënë asnjë fjalë deri tani për këtë çështje. Asnjë fjalë. As në Facebook. As në ERTV. Mungon minimumi edhe një koment nga ato shabllonët që nis me fjalët “të hapur për të hetuar deri në fund” dhe përfundon me “drejtësia të thotë fjalën e saj”.

Nga një vështrim i shpejtë vetëm të premten Rama pati dy aktivitete publike, njërin për agroturizmin në Prespë dhe tjetrin me të rinjtë në Korçë që zgjatën gati një orë secili. As në këtë të fundit nuk e përmendi dhunimin e një vajze të re nga djali i një deputeti të radhëve të tij. As edhe si detyrim i kërkesës së vazhdueshme të opozitës.

“Heshtja e plotë e Kryeministrit për një ngjarje që ka tronditur mbarë shqiptarët është prova e plotë e përfshirjes së tij. Heshtja e plotë e Edi Ramës edhe nëse do të shfaqej me lot krokodili është provë e plotë që ai as për show nuk ka mundësi të reagojë sepse cilido reagim do të jetë një bombë me sahat”- thoshte ndër të tjera deputetja Grida Duma në një deklaratë nga selia blu gjatë ditës.

“Kryeministri ky gënjeshtar pa shërim kishte deklaruar se do ti largonte te tijët të përfshirë në skandale menjëherë. Po ku ka mendere ky. Ky është njësh me përdhunuesit” – shkruan kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili në Facebook.

“E gjithë vëmendja për ju” është slogani i fushatës së kryeministrit Rama që ka nisur, por mesa duket Xhisiela bën përjashtim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Hakohen 50 milionë llogari Facebook-u

Facebook njoftoi se "pothuajse 50 milionë" nga përdoruesit e tij janë lënë të ekspozuar nga një gabim i sigurisë së rrjetit social. Kompania tha se sulmuesit...

19:20

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI