Flash

DETAJET/ Si u arrestua për gjobëvënie ish-i dënuari për vrasjen e Mirit të Xhikes

Lapsi.al 28 September 2018
DETAJET/ Si u arrestua për gjobëvënie ish-i dënuari për

Lavdërim Tufa, ish-i dënuar për vrasjen e Fatmir Ramës, i njohur si Miri i Xhikes, është arrestuar nga Policia e Tiranës, pas denoncimit të një biznesmeni, të cilin e kërcënonte për t’i dhënë 90 mijë euro. Një pjesë e këtyre parave, sipas burimeve nga Policia, ishin për llogari të një shtetasi italian, i cili pretendonte se i detyrohej biznesmeni i dëmtuar.

Ndërsa pjesa tjetër, një shumë e konsiderueshme, ishte “hak pune” për Lavdërim Tufën, si person i “pajtuar” nga italiani me iniciale P.E., 50 vjeç, për të marrë paratë. Shtetasi i huaj është shpallur në kërkim bashkë me një 49-vjeçar me inicialet A.G. nga Durrësi, të dyshuar për bashkëpunim në këtë ngjarje.

Gjykata e Tiranës e liroi para kohe me kusht Lavdërim Tufën, të dënuarin me 20 vjet burg me akuzën e vrasjes së Fatmir Ramës, biznesmenit të njohur në Tiranë edhe me emrin “Miri i Xhikes”.

Vendimi është dhënë më datën 26 mars të vitit 2015 nga gjyqtarja Hajro, e cila pranoi kërkesën e lirimit me kusht të Tufës, pasi kishte përfituar disa ulje dënimesh. Sipas vendimit, gjyqtarja urdhëroi pezullimin e pjesës së mbetur pa vuajtur të dënimit prej 1 vit, 8 muaj e 10 (dhjetë) ditë burgim, për një kohë prove prej 4 (katër) vjetësh, me kusht që gjatë kësaj kohe i dënuari mos të kryejë vepër tjetër penale. Po kështu, në vendimin e saj për pranimin e kërkesës është shprehur se urdhëron Burgun e Fierit që të bëjë lirimin e Lavdërim Tufës.

Dy nga provat kryesore që janë marrë në konsideratë në këtë vendim të Gjykatës duket se kanë qenë raportet e burgjeve, sipas të cilave i dënuari ka pasur sjellje të mirë dhe një kontratë punësimi. Më saktësisht, Lavdërim Tufa ka paraqitur para Gjykatës një vërtetim, sipas të cilit ai do të punësohej në Lundër menjëherë pas lirimit nga burgu. Prokuroria e përfaqësuar në proces nga Shanin Pasha është shprehur dakord me kërkesën për lirimin me kusht të Lavdërim Tufës. Mirëpo, pas lirimit, Tufa bie sërish në pranga, kësaj here për dhunë në familje. Ka qenë babai i tij që ka bërë kallëzim se është dhunuar nga i biri. Por edhe pas kësaj ngjarjeje, Tufa ka lënë qelitë e paraburgimit shumë shpejt.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI