Flash

Derbi në "oborrin e shtëpisë" për Tiranën

Lapsi.al 28 September 2018
Derbi në "oborrin e shtëpisë" për Tiranën

Nga stadiumi, tek gomisteria e gjithë zona ka ngjyrat e Tiranës. Bardheblutë luajnë një derbi me Partizanin (sonte 19.45), por janë ata që ndihen në shtëpi, për më shumë se një arsye. Këtë përplasje klubi i Selman Stërmasit e ndjen të tijin. E ndjen sepse e luan në shtëpi, në stadiumin me emrin e legjendës së tij, në zonën ku gjithcka ka ngjyrat bardheblu. Atje ku Tirana është brand, aty ku edhe makinat kanë servisin e targuar "Tirona" e ku kafen e mëngjesit nuk mund ta pish me ngjyra të tjera, ku të gjithë janë të fesë bardheblu, e ku Tirana ndihet Zot prej një jete.

Ndoshta këto janë pak gjëra, por ndoshta janë edhe shumë, sepse janë pasazhe të jetës së përditshme ku emocionet dhe adrenalina i bën tifozët të harrojnë rezultatet dhe të mbështesin skuadrën e tyre. Tirana ka në favor gjithë ambjentin, pa folur që në 9500 zërat që do të brohorasin në stadium, vetëm 1500 do të jenë kundër.

Me pak fjalë Tirana luan derbin në shtëpi, në lagjen e saj, do të dali nga korridoret e stadiumit bardheblu, pranë zyrave ku është portreti i Selman Stërmasit dhe me ndjesinë emocionale që të jep kabineti i trofeve të klubit më të titulluar në vend. Por për t'iu rikthyer asaj ndjesie më parë duhet të fitojë...derbin.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI