Flash

Demenca, shkaku i shtatë kryesor i vdekjeve në botë

Lapsi.al 28 September 2018
Demenca, shkaku i shtatë kryesor i vdekjeve në botë

Çdo 3 sekonda, një person preket nga demenca, një sëmundje nga e cila vuajnë 47 milionë njerëz në mbarë botën. Një shifër kjo e destinuar të dyfishohet deri në vitin 2030.

Demenca konsiderohet shkaku i shtatë kryesor i vdekjes në botë. Në vetvete, ajo nuk është një sëmundje specifike. Është një term i përgjithshëm që përshkruan një grup simptomash të lidhura me një rënie në kujtesë ose aftësi të tjera të të menduarit, duke reduktuar aftësinë e një personi për të kryer aktivitetet e përditshme.

Njerëzit me demencë mund të kenë probleme me memorien afatshkurtër, mbajtjen e një çantë ose portofolin, pagesën e faturave, planifikimin dhe përgatitjen e ngrënies, kujtimin e takimeve ose udhëtimin jashtë lagjes.

Shumë demenca janë progresive, që do të thotë që simptomat fillojnë ngadalë dhe nisin gradualisht të përkeqësohen. Nëse ju ose një të dashur po përjetoni vështirësi në memorie ose ndryshime të tjera në aftësitë e të menduarit, mos i injoroni ato. Vizitohuni nga një mjek për të përcaktuar shkakun. Diagnoza e hershme lejon një person të përfitojë maksimumin nga trajtimet që aplikohen aktualisht, duke frenuar avancimin e sëmundjes.

Rreziku i demencës dhe parandalimi 

Disa nga faktorët e rrezikut që çojnë në shfaqjen e sëmundjes, të tilla si mosha dhe gjenetika, nuk mund të ndryshohen. Por studiuesit vazhdojnë të eksplorojnë ndikimin e faktorëve të tjerë të rrezikut në shëndetin e trurit dhe parandalimin e demencës. Disa nga fushat më aktive të hulumtimit në reduktimin dhe parandalimin e rrezikut përfshijnë faktorët kardiovaskularë, përshtatshmërinë fizike dhe dietën.

Faktorët e rrezikut kardiovaskular: Çdo gjë që dëmton enët e gjakut kudo në trupin tuaj, mund të dëmtojë enët e gjakut në tru. Ndryshimet e enëve të gjakut në tru janë të lidhura me demencën vaskulare. Ata shpesh janë të pranishëm së bashku me ndryshimet e shkaktuara nga llojet e tjera të demencës, duke përfshirë sëmundjen e Alzheimerit. Këto ndryshime mund të ndërveprojnë të shkaktojnë rënie më të shpejtë ose të bëjnë dëmtime më të rënda. Ju mund të mbroni trurin tuaj me disa nga strategjitë e njëjta që mbrojnë zemrën tuaj, si për shembull, mos pini duhan; merrni hapa për të mbajtur presionin e gjakut, kolesterolin dhe sheqerin e gjakut brenda limiteve të rekomanduara; dhe çfarë është më e rëndësishme, mbani një peshë konstante.

Ushtrimi fizik 

Ushtrimi i rregullt fizik mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të disa llojeve të demencës. Hulumtimet tregojnë se nga aktiviteti fizik mund të përfitojnë drejtpërdrejt qelizat e trurit, duke rritur rrjedhjen e gjakut dhe oksigjenit në tru.

Ushqimi 

Ajo që hani mund të ketë ndikimin më të madh në shëndetin e trurit nëpërmjet efektit të saj në shëndetin e zemrës. Studimet tregojnë se dieta mesdhetare mund të ndihmojë në mbrojtjen e trurit. Një dietë mesdhetare përfshin mish të kuq, fruta dhe perime, peshk dhe arra, vaj ulliri dhe yndyra të tjera të shëndetshme.

Të këshilluara

Studimi/ Obeziteti më kanceroz se duhani

Obeziteti pritet t’ia kalojë duhanpirjes si një nga shkaqet kryesore të kancerit tek gratë deri në 2043. Parashikimi është bërë nga një qendër kërkimesh për...

21:12

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI