Flash

Çfarë thonë pas derbit të Tiranës presidentët Demi dhe Halili

Lapsi.al 28 September 2018
Çfarë thonë pas derbit të Tiranës presidentët

Edhe derbi i radhës i kryeqytetit foli për të kuqtë të cilët fituan minimalisht 1-0. Ishin të shumta reagimet pas ndeshjes dhe nuk kanë munguar komentet edhe nga numrat “një” të dy klubeve.

“Një tjetër ndeshje që nuk shkon mirë për Tiranën? Keqardhje për këtë. Edhe pse jemi të tensionuar është një skuadër që ka gati 18 lojtarë formacioni. Kontingjenti është i mjaftueshëm. Kjo ka qenë detyra ime për merkaton. Fati nuk desh. A rrezikon Ze Maria nga kjo ndeshje? Mendoj se është herët që të flasim për këtë” – tha presidenti i Tiranës, Refik Halili për Supersport.

Në një prononcim të shkurtër pas derbit, presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, ka qenë mjaft entuziast, por ka qëndruar në një linjë me trajnerin Gega, duke shmangur presionin e titullit.

“Rëndësi ka që ishte ndeshje e bukur, ekipi fitoi me meritë. Të jem i sinqertë ishte një fitore për atë djaloshin, Leo, që t’i prihet shpirti në paqe. Për sa i përket titullit atë e ka Skënderbeu. Premio lojtarët kanë pasur gjithmonë”, - u shpreh presidenti Demi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

76-vjeçari pastronte tokën, gjen 11 predha

Një fermer që po pastronte tokën nga barërat e kqëinj duke i vënë flakën fatmirësisht ka parë në kohë disa predha në tokë. Ngjarja ka ndodhur më parë në fsha...

22:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI