Flash

Flet avokati i Xhisiela Malokut: Isha me të atë natë, e çuditshme që tërhoqi dëshminë

Lapsi.al 28 September 2018
Flet avokati i Xhisiela Malokut: Isha me të atë natë, e

Elton Frangu, avokati i Xhisela Malokut, i cili ka qenë i pranishëm në komisariatin e policisë së Fushë Krujës, mbrëmjen kur ajo tërhoqi kallëzimin e bërë ndaj djalit të ish deputetit të PS, thotë së është është thirrur nga oficeri i policisë, Gentian Citozi pas orës 22:00 të mbrëmjes, ndërsa për datën thotë se nuk i kujtohet saktësisht, përvecse se ka qenë muaji korrik.

Për gazetaren Klodiana Lala, avokati  shprehet se i është kërkuar të shkojë në komisariatin e Fushë- Krujës nga oficeri i policisë, Gentian  Çitozi, pasi një vajzë kërkonte të tërhiqte një kallëzim penal të bërë mëngjesin po e asaj dite. Frangu thotë se në raste të tilla nuk është e nevojshme prania e avokatit, por ka vajtuar në komisariat për të mbrojtur interesat e vajzës. “I thash të ketë kujdes, pasi ka bërë një kallëzim penal dhe mund të mbash përgjegjësi për dëshmi të rreme” është shprehur avokati.  Ai sqaron se ka qëndruar vetëm për këtë moment në komisariat në mënyrë që të mos rëndohen pozitat e vajzës dhe më pas është larguar, dhe pasi e ka orientuar Xhisielën është larguar.

Ndër të tjera ai tregon  se tërheqja e kallëzimit është një shprehje e vullnetit personal, edhe pse në rastin në fjalë, avokati thotë se i është dukur e çuditshme pasi kallëzimi është kryer në mëngjes, po në mbrëmje është tërhequr. I pyetur nëse ka parë shenja dhune në trupin e vajzës, ai shprehet se nuk ka vënë re gjë.

Intervista:

Klodiana Lala: Në këtë historinë ku një oficer policie denoncon për një ngjarje në komisariatin e Krujës, rezulton që avokat keni qenë ju në gjithë marrjen në pyetje. Mund të më japësh një qëndrim, i referohem Rexhep Rrajas dhe Xhisiela Malokut

Avokati: Me kanë thirr nga ora 22:00 e mbrapa meqë jam avokat i caktuar kryesisht dhe kam zyrën në Fushë Krujë

Klodiana Lala: Mban mend datën, periudhën? Kush të ka thirrur?

Avokati: Datën se mbaj mend, korrik ka qenë. Më ka thirrur oficeri që ishte Çitozi

Klodiana Lala: Dhe cfarë të tha?

Avokati: Ka një rast nëse mund të vish si avokat kryesisht

Klodiana Lala: Interesat e kujt do mbronit?

Avokati: Në telefon mu tha ka një rast vetëm. Shkova dhe kur pashë ishte vajza që donte të bënte tërheqjen e kallëzimit. Unë më shumë isha se tërheqja nuk ka nevojë për avokat në kodin e procedurës penale. Më shumë i thash kujdes se ti ke dhënë një kallëzim e mos mbash përgjegjësi për kallëzim të rremë vetëm ky moment.  Që mos rëndohen pozitat e vajzës, më pas kam ikur

Klodiana Lala: Keni konstatuar të vi djali që vajza kishte kallëzuar apo persona të tjerë.

Avokati: Kam qenë natën dhe nuk di. Ngjarja ka fillu nga mëngjesi unë në darkë kam shkuar. Shkova vetëm që vajza mos mbajë përgjegjësi ligjore për tërheqjen, vec këtu jam përqendruar ta orjentoj

Klodiana Lala: Vajza ishte ne praninë tuaj?

Avokati: Ishte edhe psikologu

Klodiana Lala: Keni qenë më pjesë e cështjes.

Avokati: Jo nuk më ka thirr kush. Nëse më kërkohet do jap sqarimet

Klodiana Lala: Po Rexhep Rrajan e njihni ?

Avokati: E njoh si emër se është bërë edhe publik tani

Klodiana Lala: Ligji e lejon tërheqjen e kallëzimit?

Avokati: Është shprehje e vullnetit. Unë jam munduar që mos mbajë përgjegjësi penale. Është vullneti i saj s’kam pse ndikoj unë

Klodiana Lala: Konstatuat frikë

Avokati: Jo, përvec habisë asgjë tjetër. Habi, mu duk e çuditshme që kallëzimi është kryer në mëngjes, dhe tërhiqet në darkë.

Klodiana Lala: Shenja të dukshme dhune?

Avokati: Jo nuk kam parë./ BW

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI