Flash

Ze Maria e Gega, derbi i parë si trajnerë…

Lapsi.al 27 September 2018
Ze Maria e Gega, derbi i parë si trajnerë…

Në një ndeshje si ajo në Selaman Stërmasi shumë ka të bëjë edhe eksperienca, ndjesia që të jep fanella. Por natyrisht të gjitha këto përtej kualitetit dhe impaktit me ndeshjen që do të kenë Tirana e Partizani. Një derbi pikant ai mes Tiranës e Partizanit, që ka thërritur në lojë të gjithë aktorët e përfshirë.

Të gjithë e ndjejnë se luhen 90 minuta special, një sfidë që nuk ka fare të bëjë me pozicionin, gjendjen apo objektivat. E dinë mirë këtë futbollistët e natyrisht nuk si të mos e dinë trajnerët. Skënder Gega e Ze Maria janë në kampe të kundërta, por kanë një të përbashkët: derbi i 151 është i pari si trajnerë për të dy.

Tekniku i të kuqve e njeh mirë ndjesinë, duke qenë se për 12 vjet ka mbajtur veshur fanellën e Partizanit, duke u përballur me bardheblutë në fushë. Ky mund të jetë një avantazh, përvec faktit se skuadra e Gegës ka krijuar një fizionomi loje të pëlqyeshme dhe nuk humbet që nga java e parë.

Vetëm se nuk mendon kështu Ze Maria. Braziliani nuk do të dëgjojë se nuk e njeh derbin. Atë shqiptar ndoshta, por për ish-mbrojtësin e Inter deri është derbi kudo ku luhet …dhe ai sjell tek Tirana eksperiencën e derbit të Madonnina Inter-Milan. Tifozët bardheblu shpresojnë që braziliani të ketë të drejtë, sepse që nga 0-1 i fiksuar nga Gilberto në 7 shkurt 2014, dalin kokëulur nga 13 përplasjet e fundit.

Pak rëndësi ka në fakt se kush është më ekspert derbi mes dy trajnerëve, kur ata të drejtojnë skuadrat në Selman Stërmasi, rëndësi ka që pasha e kësaj ndeshje është e njohur nga të dy…dhe askush nuk dëshiron të humbasë, për më tepër në debutim.

Të këshilluara

Video/ Dybala rikthehet me gol ndaj Bolonja

Juventus nuk vonon të shënojë golin e parë në ndeshjen e mesjavës kundër Bolonjës në Allianz Stadium. Në minutën e 12 Dybala shënon golin e parë në kampionat dh...

21:17

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI