Flash

Videofakt nga Opinion/ Del bllof alibia e Taulant Ballës se ishte për peshk

Lapsi.al 27 September 2018
Videofakt nga Opinion/ Del bllof alibia e Taulant Ballës se ishte për

Pas akuzave të rënda se kreu i grupit parlamentar të PS ishte prezent në komisariatin e policisë së Krujës, ndërkohë që nënoficer Emiliano Nuhiu po kërcënohej me armë sepse donte të arrestonte djalin e deputetit socialist Rexhep Rahja, shpërthyen një breshëri alibish, se kjo gjë nuk ishte e vërtetë. Së pari policia e shtetit tha se dy deputetët nuk kanë hyrë në komisariat në datën 21 korrik.

Kjo është deklarata me alibinë e policisë.

Pastaj doli vetë Taulant Balla, i cili deklaroi se kjo qe një shpifje e ndyrë, se ai nuk kishte shkelur në Krujë në ato kohë dhe se ishte lehtësisht e provueshme se ai në tërë ato ditë ka qenë në takime publike në vende të tjera, të cilat nuk i përcaktoi.

Kjo është deklarata e alibisë së Ballës

Por të mërkurën në mbrëmje, në emisionin “Opinion” Balla ndërhyri në transmetim dhe publikoi një foto se në ditën që ai akuzohej kishte qenë në Pogradec për peshkim.

Pra lëvizja nga versioni i se kishte qenë në takime publike kërciste pak, por nuk ishte tejet e rëndë. Si çdo kush, edhe Taulant Balla mund të kryejë sportin paqësor të peshkimit.

Por në foton që nxori në Opinion, të marrë nga Instagrami kishte një problem. Aty dukej edhe numri i atyre që e kishin pëlqyer këtë pasion të Ballës, por nuk dukej data e postimit të saj (shiko videon poshtë).

https://www.youtube.com/watch?v=3ITvxx8MvVY

Lapsi.al bëri një lundrim në instagramin e Ballës dhe aty, data, që nuk mund të ndryshohet, shikohet me lehtësi. Ai ka qenë për Pogradec për peshkim në 22 korrik dhe jo në datën për të cilën akuzohet se ndodhej në komisariatin e Krujës, në 21 korrik (shih foton poshtë).

Kjo alibi e rreme ngre një pikpyetje: Pse duhet të nxirte Balla në Opinion një foto të një date tjetër? Pse pasi kishte thënë fillimisht se ishte në takime publike, e ndryshoi versionin se ishte në një aktivitet qejfi privat dhe më pas gënjeu edhe për datën?

Natyrisht asnjë nga këto dredhi nuk provon automatikisht se Taulant Balla ka qenë në 21 korrik në komisariatin e Krujës bashkë me familjen Rahja për të mbrojtur djalit e kolegut të tij nga arrestimi.

Por fakti që ai ka dhënë deri më tani dy alibi të rreme, e rëndon publikisht pozitën e tij. Sepse ai s'ka qenë as në takim publik, siç tha në fillim, dhe as për peshkim në datën 21 korrik.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI