Basha kundër Berishës, apo një lojë kukamshefti mes tyre?
Ajo fillon me daljen nga sistemi. Braktisja e pushtetit lokal që nuk shërben më, siç tregoi edhe rasti i anashkalimit të këshillit Bashkiak, për tokën rreth teatrit. Mosnjohja e një prokurorie që ka mbi krye një drejtuese, jo vetëm kamikaze, por edhe të paligjshme. Mos ankimimi në gjykata, për sa kohë ajo Kushtetuese nuk funksionon. Madje, madje, edhe dorëheqja e presidentit të nëpërkëmbur (nëse opozita ka forcë ta diktojë këtë). E vetmja rrugë është që Rama të lihet fillikat, ashtu sikurse kërkoi në zgjedhet e vitit që shkoi. I shoqëruar vetëm nga kriminelët dhe oligarkët e tij, pa përmendur gazetarët që vazhdojnë t’i bëjnë fresk. Çdo zgjidhje e ndryshme, është zgjedhje e një opozite të paguar, që nuk do të rrezikojë asgjë për të arritur qëllimin. E një opozite që vazhdon të shpikë farsa ligjore, vetëm për të vazhduar ta mbajë njërën këmbë brenda këtij sistemi, që e ka shndërruar në fasadë. ©Lapsi.al