Flash

Nënkomisari rrëfen takimin e parë me Xhisielën dhe i bën thirrje Artan Hoxhës të mos manipulojë ngjarjen

Lapsi.al 27 September 2018
Nënkomisari rrëfen takimin e parë me Xhisielën dhe i

Nënkomisari Emiljano Nuhu ka treguar sot se takimin me vajzën Xhisiela Maloku e ka pasur më datë 27 korrik, duke hedhur poshtë pretendimete gazetarit Artan Hoxha, i cili publikoi procesverbalet e policisë ku pretendon të kundërtën. Reagimin Nuhu e ka bërë përmes faqes së tij në Facebook, duke komentuar në postimin e Artan Hoxhës. Ja çfarë shkruan ai.

“ARTAN HOXHA, me date 20.07.2018, xhisiela ka shkuar ne komisaritin nr 3 per te dhen, kallezim nuk i eshte marre ne kete date ne komisariatin nr 3, pas nderyrjes te personave qe kam permendur. Me date 21.07.2018, Xhisiela ka shkuar perseri ne komisariatin nr 3, kete here i eshte marr kallezimi nga komisariati nr 3 dhe eshte deleguar ne komisariatin e Krujes. Me date 21.07.2018, une nuk e kam thirrur Xhisielen pasi kisha pune vetem me shteteasin E kallezuar Rexhep Rraja. Dhe xhisielen e ka sjell ne komisarit Rexhepi me te tjerer qe ti kam permendur, kontakti i par i im me xhisielen ishte me date 27.7.2018, pasi mora perseri dosjen per te vazhduar Hetimet.

Dhe i kam spjeguar tek kerkesa qe i kam derguar instuticioneve, lexoje me kujdes mos u merr me pergenjeshtrime pa vlere. Nxire Deklarimin qe ka dhen tek SHKB Xhisiela. Aty do ta kuptosh si kan rrjedhur ngjarjet. Por ju bej me dije se keni te gjitha instrumentet e shtetit ne dore dhe po i perdorni per te rregulluar punet e Politikes. Dhe me Date 21.07.2018, une nuk e zbatova dote ligjin se mu vendos pistoleta ne koke, dhe me date 21.07.2018, veprimet i beri Oficer G.Çitozi, edhe njeher Lexoje me Kujdes ate qe kam shkruar dhe sa do ti rregulloni gjerat nuk i mbulon dote. Pavarsisht qe une jam i vetem kunder nje ushtrie me pushtet. Por luften do ta fitoj se kam Zotin deshmitar”, shkruan Nuhu.

Ndërsa një ditë më parë në intervistën për Report Tv, Xhisiela Maloku ishte shprehur se nuk e njihte nënkomisarin Emiljano Nuhu dhe s’e kishte takuar asnjëherë. Megjithatë intervista e saj e mbrëmshme ngre shumë pikëpyetje për mënyrën se si është marrë. Ka dyshime se mos asaj i është bërë presion për të dhënë ato deklarata, sikundër në kushtet e presionit është detyruar për të tërhequr kallëzimin nga policia për djalin e deputetit të PS-së.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI