Flash

Mjaft më me shtete të shpërndara, Europiani 2024 i takon Gjermanisë

Lapsi.al 27 September 2018
Mjaft më me shtete të shpërndara, Europiani 2024 i takon
Gjermania ka fituar të drejtën për organizmimin e finalve të kampionatit Europian në 2024, duke mundur konkurencën e Turqisë. Do të jetë hera e dytë që kompeticioni më i rëndësiëshëm kontinental do të luhet në tokën gjermane, pas edicionit të 1988 në të cilën triumfoi Hollanda. Edicioni 2024 kthehet të jetë fiks në një shtet, ndërsa në 2020 do të jetë i shpërndarë në Europë me finalen në Ëembley. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Uefa-s, Aleksander Ceferin. Europiani 2024 do të jetë me 24 kombëtare dhe përbëhet nga 51 ndeshje. Do të luhen ndeshje në Allianz Arena të Mynihut, në Signal Iduna Park të Dortmund, në Olympiastadion të Berlinit. Qytetet e tjera janë: Gelsenkirchen, Stuttgard, Hamburg, Dusseldorf, Këln, Lejpzig e Frankfurt. Për Gjermaninë është turneu i katërt i organizuar, pas Euro 1988 e dy Botërorëve (1974 e 2006). Për Turqinë një tjetër zhgënjim, pas atij në 2016 përballë Francës organizatore të Europianit.

Të këshilluara

Ze Maria e Gega, derbi i parë si trajnerë…

Në një ndeshje si ajo në Selaman Stërmasi shumë ka të bëjë edhe eksperienca, ndjesia që të jep fanella. Por natyrisht të gjitha këto përtej kualitetit dhe impak...

10:25

Video/ Dybala rikthehet me gol ndaj Bolonja

Juventus nuk vonon të shënojë golin e parë në ndeshjen e mesjavës kundër Bolonjës në Allianz Stadium. Në minutën e 12 Dybala shënon golin e parë në kampionat dh...

21:17

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI