Flash

Gratë e famshme që kanë qenë viktima të dhunës

Lapsi.al 27 September 2018
Gratë e famshme që kanë qenë viktima të dhunës

Dhuna në familje është një fenomen të cilin zakonisht e lidhim me shoqëri jo shumë të zhvilluara, me familje me nivel të ulët kulturor e ekonomik. Por kjo nuk i përjashton medoemos shoqëritë e vendeve të përparuara, ashtu sikurse nuk përjashton as personazhet e famshëm.

Në vijim po ju tregojmë disa prej vajzave e grave të famshme që kanë qenë viktima të dhunës në familje dhe kanë pasur forcën e kurajon për të folur hapur: Rihanna Syri i nxirë i Rihannës ka bërë xhiron e botës në vitin 2009.Ajo u godit nga i fejuari i saj në atë kohë, Chris Brown. Rihanna vendosi të flasë publikisht për të gjithë vajzat e tjera si ajo që kanë pasur të njëjtin fat. Amber Heard Amber u divorcua ne vitin 2016 nga Johnny Depp  prej të cilit tha se u dhunua fizikisht dhe psikologjikisht. Depp  e ka mohuar gjithmonë që ka qenë abuzues ndaj saj, pavarsisht se shenjat në trupin e saj vërtetonin të kundërtën. Heard i ka shkruar një letër më pas një prej viktimave të dhunës në familje, duke i thënë “nuk je vetëm dhe nuk do jesh kurrë vetëm, dua që ti ta dish këtë”. Charlize Theron  E rritur në Afrikën e Jugut, me një baba të dhunshëm dhe të alkoolizuar, Charlize preket sa herë dëgjon për dhunën në familje. Një mbrëmje kur i ati u kthye në shtëpi i dehur, gruaja e tij Gerda e qëlloi me armë, duke e lënë të vrarë. Nuk ishte hera e parë që babi i aktores kthehej në shtëpi i dehur, duke i kërcënuar se do i vrasë. Kjo ngjarje traumatike ka bërë që aktorja të  bëhet më e forte nga sa ishte më përpara. Christina Aguilera Christina është rritur me një baba që ka ushtruar dhunë fizike si ndaj saj e po ashtu dhe ndaj mamasë së saj. Një ditë mamaja e Christinës u kthye në shtëpi dhe e gjeti atë me syrin e gjakosur  sepse babai i saj donte të flinte dhe e gjykonte Christinën si shumë të zhurmshme.Shumë vite më pas, tashmë Aguilera nuk ka më frikë të flasë.Kjo situatë dramatike e ka shtyrë atë të jetë versioni më i mirë i saj.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta Roland Roshi

Regjisori dhe spikeri Roland Roshi është ndarë nga jeta në krye të detyrës, pak para nisjes së edicionit informativ në Radio Televizionin Shqiptar. Roshi ka dh...

09:25

Bill Cosby dënohet me burg

Aktori amerikan, Bill Cosby është dënuar me 3-10 vite burg  pasi u shpall fajtor për sulmet seskuale. 81-vjeçari do të qëndrojë në burgun e Pensilvanisë. Edh...

12:30

Angelina Jolie, në formë pas ndarjes

Pas luftës ligjore me ish-bashkëshortin Brad Pitt, aktorja  është shfaqur gjithmonë e më keq në aspektin fizik, por rikthimi në sheshxhirim mesa duket i ka bërë...

12:00

Michael Kors blen kompaninë e Versace-s

 Michael Kors ka blerë e një nga kompanitë më të mëdha të modes në botë, “Versacen” për një shifër  marramendëse plot  2.12 miliard dollarësh. Ajo kishte themel...

11:31

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI