Flash

Drejtori i Hipotekës në Shkodër i arrestuar për korrupsion, merr drejtimin ish-deputeti

Lapsi.al 27 September 2018
Drejtori i Hipotekës në Shkodër i arrestuar për korrupsion,

Ish-deputeti Gjok Jaku komandohet drejtor i Hipotekës në Shkodër. Pas arrestimit të ish-drejtorit Zamir Leka dy ditë më parë, është vendosur emri i ri që do të drejtojë ZRPP-në e Shkodrës.

Gjok Jaku ka qenë zv.drejtori i Përgjithshëm i Hipotekës por ka mbajtur edhe një sërë postesh të tjera.

Ai ka qenë kryetar i Bashkisë Lezhë dhe më pas deputet i Partisë Socialiste. Po kështu Jaku ka mbajtur edhe postin e zëvendësministrit të Bujqësisë.

Jaku është prezantuar si kreu i ri në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive në Shkodër gjatë ditës së sotme përpara punonjësve të mbetur të hipotekës.

Kreu i Hipotekës Shkodër Zamir Leka u arrestua me akuzën për korrupsion bashkë me juristen Frida Mirashi që u la në “arrest shtëpie”. Përpara ish-drejtorit Leka prokuroria lëshoi urdhër ndalimi edhe për ish-juristin Mirjam Bletaj dhe disa sekserë të dyshuar që u merrnin para të tjerëve për praktika të ndryshme në zyrën e hipotekës së Shkodrës.

Gjykata e Shkodrës i la në “arrest me burg” ish-juristin Mirjam Bletaj dhe dy sekserët e dyshuar Sokol Tirana dhe Johan Zefi, ndërsa dha masën e sigurisë “arrest shtëpie” për shtetasin Ndoc Taraj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI