Flash

Champions League/ Merret vendimi, Ronaldo kthehet në Manchester

Lapsi.al 27 September 2018
Champions League/ Merret vendimi, Ronaldo kthehet në Manchester

Një ndeshje skualifikim: ky është verdikti i Uefa-s për Cristiano Ronaldo, i ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e Champions League me Valencia. Portugezi do të mungojë kështu vetëm në ndeshjen Juventus-Young Boys (2 tetor), ndërsa do të jetë rregullisht në fushë për sfidën e dyfishtë me Manchester United. Në Mestalla CR7 e mori kartonin e kuq direkt nga arbitri Brych pas sinjalizimit të arbitrit pas portës Fritz për një tërheqje të lehtë të flokëve ndaj Murillo.

Asnjë befasi, vetëm një ndeshje skualifikim ashtu si besonte Juventus. Kartoni i kuq në Valencia të gjithëve i ishte dukur i ekzagjeruar. episodi mes Ronaldo e Murillo me shumë mundësi mund të mbyllej me një karton të verdhë. Por me kartonin e kuq ishte rreziku që komisioni i disiplinës Uefa të mund të aplikonte një skualifikim më të rëndë, deri në tre ndeshje, nëse episodi do të klasifikohej si "sjellje e dhunshme".

Lajm i mirë për Juventus, që e priste këtë vendim. Bardhezinjtë nuk do të kenë Ronaldo në dispozicion për sfidën e 2 tetorit në Stadium kundër Young Boys, por CR7 do të jetë në fushë për ndeshjet decizive kundër Manchester United (23/10 në Old Trafford e 7/11 në Torino).

Të këshilluara

Ze Maria e Gega, derbi i parë si trajnerë…

Në një ndeshje si ajo në Selaman Stërmasi shumë ka të bëjë edhe eksperienca, ndjesia që të jep fanella. Por natyrisht të gjitha këto përtej kualitetit dhe impak...

10:25

Video/ Dybala rikthehet me gol ndaj Bolonja

Juventus nuk vonon të shënojë golin e parë në ndeshjen e mesjavës kundër Bolonjës në Allianz Stadium. Në minutën e 12 Dybala shënon golin e parë në kampionat dh...

21:17

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI