Flash

Berisha publikon SMS-në: Pse dosja e Xhisielës iu hoq policit Emiljano Nuhu

Lapsi.al 27 September 2018
Berisha publikon SMS-në: Pse dosja e Xhisielës iu hoq policit Emiljano

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë nga të parët që ka denoncuar ngjarjen e denoncimit të vajzës së re Xhisiela Maloku ndaj Rrexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja. Pas denoncimit të bërë nga vetë ish-polici Emiljano Nuhu, Berisha thotë se dosja iu hoq atij dhe iu dha policit Gentian Çitozi. Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha thotë se ai është mik i kreut të bashkisë së Krujës, Artur Bushi.

“Ja pse dosja e Xhensiles iu hoq Nuhit dhe ju besua Çitozit! Qytetari dixhital denoncon: Gentian Çitozi miku me i ngushte i Artur Bushit! Bashkeshortja Çitozi sekretare e Artur Bushit!

Lexoni mesazhin e tij. 

"Z Berisha kjo vajza Xhensila Maloku eshte e kercenuar dhe e shantazuar nga oficeri policise gjyqesore Gentian Citozi qe eshte miku me i ngushte i Artur Bushit qe qysh diten e pare te punes si kryetar bashkie e ka marr sekretare gruan oficerit Gentian Çitozi” – thuhet në SMS-në e publikuar nga Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI