Flash

Basha: E vërteta e bizneseve të kunatit tim që Ramën “e ka zënë sevdaja”

Lapsi.al 27 September 2018
Basha: E vërteta e bizneseve të kunatit tim që Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u pyet në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në News24 për akuzat që i bëhen për bizneset e kunatit të tij. Ishte gazetari Andi Bushati që tha se mënyra me të cilën Basha po i trajton akuzat është e njëjtë me taktikën e përdorur nga Rama.

“Një njeri i ftohtë me ju dhe me qeverinë dëgjon akuzat që bëni ju për oligarkët, pastaj dalin nga qeveria dhe përmendin kunatin tuaj. Ky person mendon që këta qenkan njëlloj sepse ndajnë paratë të dyja palët.

Ju duhet të jepni një sqarim më të plotë për akuzat dhe duhet t’i sqaroni ato. Pashë që doli sot Elisa Spiropali dhe ia ktheu përgjigjen një deputetja juaj që në vend të përgjigjej për atë që thoshte Spiropali i tregonte apartamentet në Vlorë, etj. Pra taktika është e njëjtë” – tha Bushati.

Basha tha se kunati i tij bën një biznes të ndershëm prej vitesh dhe se nuk ka marrë kurrë para nga fonde shtetërore.

“Ajo që bëjnë deputetët e PD bëjnë është që të tregojnë se si shërbëtorët e padronit dhe mercenarët i shërbejnë pushtetit të tij. Janë ata dhe oligarkët që i mbështesin.

Unë nuk merrem fare me biznesin privat të kunatit. Edi Rama ka 5 vjet në pushtet kontrollon gjykatën, prokurorinë, tatimet, SHISH-in, gjykatat, doganierët, antikontrbandën...

Nëse ka një provë të vetme që ai ka shkelur ligjin ta çojë në gjykatë ose ta qepë gojën. Kunati im nuk ka marrë kurrë para publike. Nuk merret me trafik droge. Nuk vë gjoba nuk bën shantazhe.

Asnjë prej klientëve të kunatit tim nuk ka përfituar leje dhe licenca nga unë dhe nuk ka për të marrë kurrë. Ai nuk ka me çfarë të merret tjetër.

Kunatin tim e kanë kontrolluar imtësisht. Nuk mund të dal ta mbroj. Ai nuk ka shkelur asnjë ligj. Nëse ka shkelur, ose ta vërë pa drejtësisë, ose ta qepë.

Kunati im ka kontrata biznesi në Itali dhe vende të tjera jashtë. Ka dhe kontrata këtu. Nuk e di se si i ecën, por i ecën më keq me Edi Ramën, kryeministër. 13 vjet nuk ka marrë asnjë qindarkë nga qeveria” – tha Basha.

“Më shkruan një gazetar që ka marrë fonde nga AKSH?” – tha gazetari Ylli Rakipi, por Basha iu përgjigj: “Nuk jam në dijeni, por e verifikojmë”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI