Flash

Aksident në Divjakë, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

Lapsi.al 27 September 2018
Aksident në Divjakë, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagopsjen e dy të tjerëve u shënua mbrëmjen e sotme në Divjakë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:25, në fshatin Xengë ku shtetasi G.B, duke drejtuar mjetin tip “Benz", është përplasur me mjetin tip “Fiat, me drejtues shtetasin O.K, 40 vjeç, banues në Fier.

Nga aksidenti ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i "Fiatit", shtetasi O.K dhe është plagosur E.A, 38 vjeç, pasagjere në mjet.

I plagosur nga aksidenti ka mbetur dhe shtetasi G.B, që së bashku me pasagjeren e mjetit tjetër ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI