Flash

VIDEO/ Brenda qendrës ku bëheshin masazhe erotike dhe seks, sa paguhej për 1 orë

Lapsi.al 26 September 2018
VIDEO/ Brenda qendrës ku bëheshin masazhe erotike dhe seks, sa paguhej

Tre femra janë arrestuar dhe burrë është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës ditën e djeshme, pasi dyshohet se ambientet e qendrave të masazhit që administronin, i vendosnin në dispozicion për të ushtruar prostitucion.

Gjithashtu, shtatë punonjëse të këtyre qendrave janë proceduar në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ushtronin aktivitetin e jashtëligjshëm.

Njëra prej këtyre qendrave estetike, administratorja e së cilës është arrestuar, është edhe qendra estetike "Lefteria", e cila ndodhet në Rrugën e Dibrës. Nga një kontroll i shpejtë vihet re se në këtë qendër estetike ofroheshin masazhe tërësisht lakuriq, videot e së cilave publikoheshin edhe në rrjetet sociale, për të joshur meshkuj të ndryshëm.

Si të mos mjaftonte kjo, "Lefteria" publikonte edhe foto "të nxehta" të vajzave që supozohej se punonin aty si masazhatore, por që dyshohet se kryenin marrëdhënie seksuale me klientët, kundrejt shumave të caktuara. Në postimet e saj shfaqen vajza të reja me veshje provokuese, ndërsa reklamohet pjesa e masazheve relaksuese. Të gjithë klientët e interesuar për masazhe duhet të paguajnë 3 mijë lekë për 60 minuta.

https://www.youtube.com/watch?v=PhKehA4gRto&feature=youtu.be

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI