Flash

Trafik emigrantësh në Britani të Madhe, dënohen dy shqiptarët

Lapsi.al 26 September 2018
Trafik emigrantësh në Britani të Madhe, dënohen dy

Një gjykatë britanike ka dhënë dënimin për anëtarët e një grupi trafikantësh që çonin ilegalisht emigrantë në Britani të Madhe përmes kanalit anglez. Gjykata ka dënuar me 48 vite burg në total 7 anëtarët e grupit.

Autoritetet angleze zbuluan se ky grup kriminal punonte në dy rrjete, një shqiptar dhe një britanik. Hetimet nisën në maj të vitit 2016, kur u gjet një gomone e braktisur në një plazh, brenda së cilës kishte rroba.

Autoritetet britanike dhe ato franceze, zbuluan se organizatorë ishin dy shqiptarë të quajtur Artur Nutaj dhe Saba Dulaj. Ata u arrestuan në trafikun e emigrantëve që kishin organizuar më 28 maj, në gomonen me 18 refugjatë të paligjshëm.

Ata organizonin kalimin e paligjshëm të emigrantëve shqiptarë nga bregu verior i Francës drejt Britanisë së Madhe. Dy shqiptarët e dënuar me burg bashkëpunonin me një familje britanike nga Kenti, e cila kishte siguruar mjetet e transportit, duke blerë gomone të shpejta dhe motora uji, të cilat përdoreshin për transportimin e paligjshëm të emigrantëve shqiptarë drejt Anglisë.

24-vjeçari Sabah Dulaj u dënua me 7 vite burg dhe shqiptari tjetër Artur Nutaj, 39 vjeç u dënua me 7.6 vite burg. Të dënuarit e tjerë, janë shtetas anglezë bashkëpunëtorë në këtë trafik të paligjshëm. Mediat shkruajnë se bashkëpunimi mes shqiptarëve dhe anglezëve është dokumentuar përmes përgjimeve dhe fotografimeve të fshehta.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI