Flash

Raporti/ 400 mijë të vdekur nga lufta civile në Sudanin e Jugut

Lapsi.al 26 September 2018
Raporti/ 400 mijë të vdekur nga lufta civile në Sudanin e Jugut

Lufta civile në Sudanin e Jugut ka shkaktuar rreth 400 mijë të vdekur që nga shpërthimi i saj në fund të vitit 2013.

Të dhënat janë publikuar nga një raport, i financuar nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe i publikuar nga shkolla londineze e Higjenës dhe Mjekësisë Tropikale. Raporti ve në dukje se rreth gjysma e viktimave janë pasojë e luftimeve.

Për vite të tëra numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e luftës civile në Sudanin Jugor ka qenë i paqartë, me vlerësime që shkonin në dhjetëra mijëra.

Raporti publikohet disa javë pasi palët ndërluftuese nënshkruan një marrëveshje paqeje për t'i dhënë fund konfliktit. Shtetet e Bashkuara dhe të tjerë kanë shprehur dyshime nesë marrëveshje e re do të jetë e qëndrueshme.

Si pasojë e konfliktit më shumë se 2 milionë persona janë larguar nga vendi duke shkaktuar krizën më të madhe të refugjatëve në Afrikë që nga genocidi në Ruandë në vitin 1994.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI