Flash

Rama: Nga 1 Janari 400 mijë lekë për çdo fëmijë të lindur, 800 për fëmijën e dytë, i treti 1.2 mln

Lapsi.al 26 September 2018
Rama: Nga 1 Janari 400 mijë lekë për çdo fëmijë

Për çdo fëmijë të lindur në Republikën e Shqipërisë, qeveria Rama do të japë një çek, disafish më të lartë se ai që merrej deri më tani. Për ata prindër që sjellin në jetë fëmijën e parë, shpërblimi do të jetë 400 mijë lekë të vjetra, për fëmijën e dytë 800 mijë lekë, dhe për fëmijën e tretë 1 200 000.

Nismën e re e ka prezantuar kryeministri Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe të Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirlliu në një konferencë për mediat, ku ka folur mbi risitë në buxhetin e vitit 2019. Teksa prezantoi këtë politikë të re, Rama e konsideroi të rëndësishëm dhe të konsiderueshëm kontributin e masave të qeverisë në rrugën e reformave.

Në vitet 2000 unë pata lançuar si kryetar i bashkisë së Tiranës, çekun e bebes, 50 mijë lekë të vjetra, dhe mbeti aq sa ishte për shumë vite, madje mbeti një problem, dhe në malin e borxheve të mbetura ne kishim edhe një borxh prej 5 milion dollarësh për bebet që nuk e kishin marrë. Borxh që e shlyem. Asgjë më nuk ka ndryshuar në këtë politikë, që sot kthehet në rendin e ditës me një shumëfishim nga 1 janari 2019. Çdo çift do të marrë 400 mijë lekë për fëmijën e parë, 800 mijë fëmija i dytë, dhe fëmija i tretë 1 milion e 200 mijë lekë. Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë po përgatitet për një tjetër inovacion, në mënyrë që çdo bebe që lind në maternitetet e Republikës së Shqipërisë, do të regjistrohet aty, nuk do ketë lodhje deri në gjendjen civile, dhe do të marrë çekun aty”, - tha kryeministri Rama.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI