Flash

Pse Xhisiela Maloku e mohoi brenda pak orësh rrëfimin horror për djalin e deputetit socialist

Lapsi.al 26 September 2018
Pse Xhisiela Maloku e mohoi brenda pak orësh rrëfimin horror për

Vajza e re Xhisiela Maloku që denoncoi djalin e deputetit socialist Rrahman Rrahja ka folur në një intervistë për Report TV pasi emri i saj nisi të lakohej me publikimin e letrës së ish-nënkomisarit të policisë Emiljano Nuhu.

Ajo i rrëzoi të gjitha pretendimet e ngritura nga ish-oficeri i policisë, por pa zbuluar arsyet që e detyruan të tërheqë kallëzimin në polici për djalin e deputetit pavarësisht se akuzat ishin të rënda.

Në dëshminë e parë të saj vajza kishte thënë se ishte rrëmbyer me forcë në makinë nga Rexhep Rrahja, djali i deputetit socialist. Më pas ajo kishte deklaruar se duke e dhunuar dhe bërë presion, Rexhepi e kishte çuar në një dhomë hoteli ku i kishte kërkuar që të kryenin marrëdhënie seksuale, por nuk ia kishte dalë pasi vajzës i kishte rënë të fikët. Sipas të njëjtës deklaratë ai e ka djegur me cigare, e ka kërcënuar me pistoletë dhe e ka goditur disa herë.

Por i gjithë ky rrëfim, i ngjashëm me një film horror, u hodh poshtë vetëm pak orë më pas nga vetë vajza që kishte shkuar në polici për të tërhequr denoncimin. E pyetur për arsyet që e çuan të tërhiqte denoncimin, Maloku tha se donte ta mbyllte këtë histori.

“Shkova në SHKB, për të tërhequr kallëzimin. Unë u sqarova me personin në fjalë, dhe donim ta mbyllnim të dy këtë gjë. Më pas shkova në SHKB në Durrës. U tërhoqa, pasi isha e ngarkuar emocionalisht nga të gjithë ngjarjet që kishin ndodhur. Pashë mesazhet te Berisha, kishte dalë në media. Doja ta mbyllja” – tha vajza.

Në intervistën e saj ajo ka shfajësuar edhe të gjithë emrat e politikanëve të përmendur nga ish-zyrtari i policisë në letrën e tij të dorëheqjes. Maloku hodhi poshtë deklaratat se në Komisariat ndodheshin deputetët socialistë, Taulant Balla dhe Rrahman Rrahja, si edhe kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi.

Njëlloj si në deklaratën e policisë vajza thotë se ish-oficerin Nuhu e ka takuar për herë të parë në 27 korrik, 7 ditë pas denoncimit dhe vajtjes së saj në komisariatin e Krujës.

“U ndamë për arsye personale” – tha vajza për shkëputjen e lidhjes me djalin e deputetit, që mesa duket paskan qenë "arsye të forta". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI