Flash

Itali, sot seanca e dytë gjyqësore e bandës së Habilajve

Lapsi.al 26 September 2018
Itali, sot seanca e dytë gjyqësore e bandës së Habilajve

Sot në Gjykatën e Katanias do të rinisë procesi gjyqësor ndaj bandës ss Habilajve, këtij grup italo-shqiptar i akuzuar nga Prokuroria e Katanias për pjesëmarrje në aktivitet të strukturuar kriminal, trafik droge e trafik armësh nga Shqipëria drejt Italisë në vlerë 20 milionë euro.

Seanca e parë gjyqësore ndaj bandës së Habilajve u zhvillua më 31 maj të 2018 ku avokatët e të arrestuarve kërkuan gjykim të shkurtuar, kërkesë kjo e pranuar nga trupi gjykues i cili vendosi datën 26 shtator si ditën e rinisjes së procesit gjyqësor.

Sipas avokates së shqiptarit Moisi Habilaj, që sipas investiguesve italianë së bashku me vëllanë e tij Florjan Habilaj drejtonin këtë grup kriminal, bën me dije Ora News.  Avokatja Maria Caltabiano ka zbardhur disa nga detajet e seancës së ardhshme.

Sipas avokates italiane seanca gjyqësore pritet të zhvillohet sipas dispozitave të kërkesës së Prokurorit të çështjes. E pyetur mbi linjën mbrojtëse të Moisi Habilaj, avokatja Caltabiano ka sqaruar:"respekton privatësinë e klientit të saj. Linjën mbrojtëse ndaj Moisi Habilaj, ajo do ta parashtrojë vetëm gjatë seancës gjyqësore". Avokatja Caltabiano ka informuar eskluzivisht se është kundër urdhrit të paraburgimit të klientit të saj e se gjatë seancës gjyqësore do të shpjegoj arsyet përse."

Në lidhje me disa informacione të shpërndara gjatë ditëve të fundit nga disa media se prokurorët shqiptarë të cështjes "Tahiri" kanë mbërritur përsëri në Katania duke marrë sërish në pyetje të arrestuarit e grupit Habilaj, avokatja Caltabiano thotë se "klienti i saj Moisi Habilaj është marrë vetëm një herë në pyetje nga prokurorët shqiptarë e kjo është bërë më datë 30 maj 2018 e ku ka sqaruar të gjitha pikat e kërkuar nga prokurorët".

Me kërkesë të gjykatëses Loredana V.K Pezzini e dorëzuar në Prokurorinë e Katanias më 29/7/2017 dhe e firmosur nga ky institucion më 13 tetor 2017 në kuadër të operacionit "Rosa Dei venti" është bërë arrestimi ndaj:

Moisi Habilaj datëlindja 18 /01/1978

Antonino Reila datëlindja 26/02/1971

Angelo Busacca datëlindja 02/05/1980

Nezar Seiti datëlindja 30/03/ 1977

Maridian Sulaj datëlindja 27/01 /1988

Armando Sulaj datëlindja 12/05/1984

Tigrens Mezuraj datëlindja 28/07/1994

Sabaudin Celaj datëlindja 29/02/1968

Florian Habilaj datëlindja 11 /10 / 1980

Fatmir Minaj datëlindja 15/04/1962

Gianluca Passavanti datëlindja 26/07/1980

Vincenzo Spampinato datëlindja 01/05/1976

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI