Flash

Akuzat e PD pas denoncimit të oficerit, Balla - Bashës: Shihemi në gjyq

Lapsi.al 26 September 2018
Akuzat e PD pas denoncimit të oficerit, Balla - Bashës: Shihemi

Pas deklaratës së Lulzim Bashë se pas skandalit që denoncoi oficeri Emiliano Nuhu, qëndronte Rexhep Rrahja, Artur Bushi dhe Taulant Balla, vjen një reagim nga ky i fundit i cili i quan këtë histori një "sajesë të ndyrë". 

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, tha se gjatë vitit të fundit nuk kishte shkelur në Krujë dhe as në komisariatin e këtij qyteti, i armatosur.

“Une e provoj lehtesisht ku kam qene ate dite qe maskarai i paguar apo i paturp apo te dyja bashke, ka bere kete leter per te perfituar azilin politik”, thotë Balla. Po ashtu Balla tha se të vërtetën do ta provoj në gjyqin e radhës që do të ketë me Lulzim Bashën për këtë çështje, duke bërë të ditur kështu se do ta kallëzojë penalisht.

Oficeri Nuhu tha se deputeti Taulant Balla, kryetari i bashkisë Krujë, Artur Bushi, deputeti i PS-së Rrahman Rraja e kanë kërcënuar me vrasje dhe Xhelal Rrahja, vëllai i deputeti të PS-së i ka vendosur pistoletën në kokë në ambientet e Policisë së Fushë Krujës.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Përdhunimi i vajzës nga djali i deputetit, Basha tregon emrat që duhet të ndëshkohen 

Dëshmia rrënqethëse/ Djali i deputetit të PS përdhunonte vajzën. Si u kërcënua polici që mori denoncimin 

Dëshmia/ Deputeti i PS-së porosit Durim Bamin të vrasë nënkomisarin e policisë 

REAGIMI: 

Hedh nje i marre nje gure ne lume dhe 100 te mencur s’e nxjerrin dot, thote populli!

Por jo, kjo qe po shoh sot eshte me keq.

“Te mençurit” e dine fare mire cfare marrezie eshte kjo shpifje qe jane turrur ta pasqyrojne me nje zell te madh, vetem pasi e nxorra une vete!

Kjo sajese e ndyre dhe e verifikueshme pa veshtiresi nga cdokush qe publikon lajme, ka nje qellim te qarte: Te coje uje ne mullirin e prishur te Lulzim Bashes! Une s’kam shkelur as ne Kruje gjatë vitit te fundit dhe jo me ne komisariatin e Krujes i armatosur. Une e provoj lehtesisht ku kam qene ate dite qe maskarai i paguar apo i paturp apo te dyja bashke, ka bere kete leter per te perfituar azilin politik.

Dhe do ta provoj ne gjyqin e radhes qe do te kem me Lulzim Bashen per kete ceshtje. Raportet mjekesore nuk do ta shpetojne Lulzimin nga pasojat juridike te genjeshtrave te tij.

Ndersa disa mediave hiena qe ushqehen me mishra te ngordhur u kam lene Zotin se tjeter s’kam c’u them!

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI