Flash

600, De Rossi kapiteni rekordmen i Romës…pas Totti

Lapsi.al 26 September 2018
600, De Rossi kapiteni rekordmen i Romës…pas Totti

Herën e fundit që arritir një shifër të rrumbullakët ishte gati tre vjet më parë, në17 tetor 2015, ditë në të cilën festoi arritjen e 500 ndeshjeve me fanellën e Romës, duke shënuar golin e dytë në 3-1 ndaj Empolit, me një goditje me kokë në këndin e Miralem Pjanic.

Tifozët i kishin dedikuar një banderolë kuptimplotë në urën e pedonales me pamje nga Koloseu. "500 herë një fanellë në karrierë, Daniele De Rossi flamur i përjetshëm". Mbrëmjen e sotme, ndoshta atmosfera nuk do të jetë e njëjtë, duke parë momentin e keq që po kalon Roma. Por, është e sigurtë se për të, tifozët e romës do të bëjnë një përjashtim. Sepse sonte Daniele De Rossi do të shkojë edhe më thellë në zemrat e tyre, duke arritur ndeshjen e 600 me fanellën verdhekuqe.

Përpara tij e kishte arritur vetëm Francesco Totti, që ka kapur kufirin e 786 ndeshjeve. Aq shumë De Rossi nuk mund të arrijë kurrë, por Danieles kjo nuk i intereson. Ajo që ka rëndësi është fitorja me Frosinonen, për tu ringritur në prag të derbit kryeqytetas të së shtunës. E pastaj, nëse ndodh që 600 nuk bëhen sonte, atëherë do të bëhen piëkrisht kundër Lazios....

Të këshilluara

Video/ Fiorentina hesht San Siron me Chiesa

Shumë pak ka zgjatur euforia e Inter për avantazhin në ndeshjen me Fiorentinën. 8 minuta pas rifillimit Federico Chiesa ka barazuar rezultatin, duke vënë në qet...

22:25

Bayern Mynih vë në shënjestër Hazard

Eden Hazard ka qenë gjithnjë lojtari në qendër të interesit të Real Madrid, sidomos pas largimit të Cristiano Ronaldos, por duket se e ardhmja e fantazistit të ...

18:55

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI