Flash

Vullkani Katla në prag të shpërthimit, rrezikohet Europa

Lapsi.al 25 September 2018
Vullkani Katla në prag të shpërthimit, rrezikohet Europa

Vullkani Katla në Islandë, i konsideruar si “tejet i rrezikshëm”, mund të shpërthejë nga momenti në moment. Sipas shkencëtarëve, vullkani Katla, që ndodhet në Islandë, po shfaq shenja të dukshme që tregojnë se është gati të shpërthejë.

Ekspertët në Islandë dhe Britani thonë se Katla, po çliron dioksid karboni në një masë të madhe, që sugjeron se dhomat e magmës po mbushen me shpejtësi.

Historikisht, ky vullkan ka shpërthyer çdo 50 vjet, por ka kaluar një shekull që nga hera e fundit. Kjo do të thotë se ka kaluar shumë kohë dhe po tregon të gjitha shenjat se mund të ndodhë nga momenti në moment.

Nëse kjo ndodh, retë e hirit që do të çlirohen në qiell do të jenë gjigande dhe mund të shkaktojnë kaos me fluturimet ajrore.

Ekspertët thonë se situata mund shumë herë më e rëndë se ajo në 2010-ën, kur hiri i vullkanit Eyjafjallajokull ndërpreu fluturimet nëpër Europë.

Sipas një raporti të fundit, Katla po prodhon 12 deri në 24 kiloton dioksid karboni në ditë. Vetëm dy janë vullkanet që njihen për prodhim më të lartë se kjo shifër.

Për shkencëtarët, çlirimi në një shkallë kaq të lartë të CO2, zakonisht sugjeron se shpërthimi është pranë.

Të këshilluara

Studimi/ Obeziteti më kanceroz se duhani

Obeziteti pritet t’ia kalojë duhanpirjes si një nga shkaqet kryesore të kancerit tek gratë deri në 2043. Parashikimi është bërë nga një qendër kërkimesh për...

21:12

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI