Flash

U arrestua sot për korrupsion, "Arrest në burg" kreut të Hipotekës në Shkodër

Lapsi.al 25 September 2018
U arrestua sot për korrupsion, "Arrest në burg" kreut

Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë së Shkodrës për caktimin e masës “Arrest në burg” për drejtorin e Hipotekës Zamir Leka që arrestua pasditen e sotme.

Kryerregjistruesi akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ndërkohë, për juristen Frida Mirashi u caktua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Gjatë hetimeve paraprake ka rezultuar e provuar se Zamir Leka në mënyrë të parregullt, pranon përfitime nga të tjerët, në këmbim të kryerjes së një veprimi, konkretisht regjistrimit të pasurive, lejeve të legalizimit, etj, detyrë funksionale kjo e tij.

“Me dt.30.03.2018, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka regjistruar kryesisht procedimin penal penal lidhur me veprat penale të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi I dytë dhe 259 të K.Penal, në ngarkim të shtetasve Zamir Leka, A.H, J.Z, S.M, S.T. Në vijim të hetimeve, është regjistruar për llogari të këtij procedimi penal edhe emri i shtetasit M.B”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Zamir u emërua në këtë detyrë në janar 2018 nga ministrja e Drejtësisë e Etilda Gjonaj pa patur eksperience në administratë. Leka është anëtar i PS dhe përfaqësonte këtë strukturë në Velipojë. Bashkë me Lekën është arrestuar edhe punonjësja e ZRVPP, Frida Mirashi.

Mbi Lekën dhe Mirashin rëndojnë akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Pesë ditë më parë, në Hipotekën e Shkodrës janë arrestuar juristi dhe specialisti bashkë me disa persona të tjerë të cilët ishin të përfshirë në një skemë korruptive për lëshimin e certifikatave të pronësisë. Nuk është e konfirmuar ende nëse arrestimi i Lekës dhe Mirashit është i lidhur me këtë dosje, ku një sekser, një përfitues në bashkëpunim me një jurist dhe një specialist të ZRVVP Shkodër, këmbenin certifikatat e pronësisë për 1 mijë euro.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI