Flash

"Shkaktarë të kaosit", Trump kërkon izolimin e Iranit

Lapsi.al 25 September 2018
"Shkaktarë të kaosit", Trump kërkon izolimin e Iranit

Donald Trump iu drejtua për herë të dytë si president i SHBA-ve Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, në një fjalim përmbledhës ku sulmoi regjimin iranian për pasurimin e uraniumit dhe programit raketor dhe duke i akuzuar ata mbjellës së kaosit dhe shkatërrimit në Lindjen e Mesme.

"Liderët iranianë mbjellin kaos, vdekje dhe shkatërrim në Lindjen e Mesme. SHBA-të kanë nisur një fushatë presioni dhe sanksionesh për të ndaluar regjimin së zhvilluari axhendën e përgjakjes. Nuk mund të lejojmë financuesit e terrorizmit të kërcënojnë SHBA-të dhe të terrorizojnë botën. U kërkoj të gjithë vendeve të izolojnë regjimin iranian." - u shpreh Trump.

Presidenti amerikan paralajmëroi gjithashtu presidentin sirian Bashar Al-Assad të mos përdorë armë kimike ndaj popullit të tij, përndryshe SHBA-të do të përgjigjen.

Trump lavdëroi arritjet në gadishullin korean dhe marrëveshjen me Korenë e Veriut, duke përgëzuar liderin komunist Kim Jong-un, një vit pasi nga e njejta foltore e kishte quajtur njeriu-raketë, duke e kërcënuar me pasojat më të rënda në histori.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI