Flash

“Porosi e shefit”/ Si u zbuluan shkeljet e drejtorit të Hipotekës së Shkodrës

Lapsi.al 25 September 2018
“Porosi e shefit”/ Si u zbuluan shkeljet e drejtorit të

Drejtori i Hipotekës në Shkodër, Zamir Leka u arrestua pasditen e kësaj të marte. Me anë të një njoftimi prokuroria zbuloi se si i kryente skemat e korrupsionit drejtori i Hipotekës.

“Bëhet fjalë për praktika të caktuara, për të cilat është marrë vesh më parë për pagimin e shumave të kundërligjshme, deri ne 5000 euro, apo i mban në pritje të ofertave nga të interesuarit. Në momentin që merr përfitimin e kërkuar, i kalon praktikat përkatëse tek juristët e zonave, në disa raste vetë dorazi, në disa raste të tjera nëpërmjet juristes Frida Mirashi.

Kjo e fundit rezulton të ketë bashkëpunim të ngushtë me të, dhe për zonat që nuk mbulohen prej saj, kjo e fundit ua kalon specialistëve të tjerë me shënimin “Porosi e shefit”, duke kërkuar përfundimin e praktikës menjëherë,” - sqaron prokuroria.

“Gjatë hetimeve paraprake ka rezultuar e provuar se shtetasi Zamir Leka, ka regjistruar disa praktika tërësisht në kundërshtim me ligjin, pa kryer verifikimet përkatëse në DAMT dhe në Komisionin e Verifikimit të Titujve të Pronësisë.

Lidhur me juristen Frida Mirashi, gjatë hetimeve rezultoi e provuar se kjo shtetase ka pasur bashkëpunim të ngushtë me shtetasin Zamir Leka” –thuhet në njoftim.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI