Flash

Pogba e Mourinho armiq në shtëpi: pas ndeshjes me Wolverhampton të dy janë përfshirë në zënkë verbale

Lapsi.al 25 September 2018
Pogba e Mourinho armiq në shtëpi: pas ndeshjes me Wolverhampton

Mjaftoi një barazim që situata në Manchester të degjenerojë sërisht. Special One menjëherë pas ndeshjes ka ngacmuar nervat e mesfushorit Paul Pogba, fitues i Kupës së Botës: "Duhet të luajmë cdo ndeshje si të ishte finalja e Botërorit, nuk më pëlqeu sjellja e skuadrës dhe kjo është dicka që mësohet që në ekipet e moshave".

Sipas The Sun, të dy kanë patur një përplasje të fortë verbale edhe në dhomat e zhveshjes. Paqja që u duk e vendosur një javë më parë pas dygolëshit të Pogba në Champions League kundër Young Boys, u shkatërrua në 3 ditë.

8 pikët më pak në renditje në krahasim me Liverpool pas vetëm 6 javësh janë shumë, sidomos kur gabimet janë bërë në shtëpi. E këtë francezi ia bëri të ditur gazetarëve, me një tjetër shigjetim ndaj Jose Mourinhos. “Në shtëpi duhet të luajmë më mirë se sa bëmë me Ëolves. Duhet të zbresim në fushë për të sulmuar, nëse veprojmë kështu do të jetë më e lehtë për ne”

Paul Pogba nuk arrin të jetë 100% i lumtur te Manchester United dhe, mbi të gjitha, me Jose Mourinho. Raporti mes mesfushorit francez dhe "Special One” vijon të jetë me ulje-ngritje dhe Juventus mbetet në sfond, gati të bëjë goditjen sapo të shfaqet mundësia.

Sipas 'Tuttosport' lojtari do të dëshironte të kthehej te Juventus, edhe pse nuk duhet përjashtuar hipoteza e një sulmi të ri nga Barcelona në janar. Një gjë është e sigurt: nëse Zonja e Vjetër ka një shans ajo nuk do ta lërë t’i ikë nga duart.

Të këshilluara

Messi zgjodhi Ronaldon, por CR7...

Këta të dy nuk e “braktisin” kurrë njëri-tjetrin, madje edhe kur “ndriçojnë” nga mungesa e tyre. Por Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk shkuan aq larg në çm...

10:02

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI