Flash

PD nuk i ndahet ministrit të Brendshëm: Prokuroria të hetojë Xhafajn për fshehje provash

Lapsi.al 25 September 2018
PD nuk i ndahet ministrit të Brendshëm: Prokuroria të hetojë

Partia Demokratike ka akuzuar sot Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se i ka fshehur prova drejtësisë për çështjen e vëllait të tij.

Deputeti demokrat Flamur Noka, ish-ministër i Brendshëm i është referuar deklaratave të Xhafajt në një emision televiziv ku deklaronte se kishte provat e tij dhe theksoi sot se kjo është e mjaftueshme që prokuroria ta hetojë për fshehje provash.

“Një lloj si Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj deklaroi se përgjimi i të vëllait trafikant droge është i sajuar dhe për këtë disponon prova. Le të ndjekim pohimin kriminal të Xhafajt.

Është e qartë se deklarata të tilla janë pjesë e një skenari mafioz për t’i imponuar prokurorisë një rezultat të paracaktuar. Xhafaj ka kryer veprën penale të pengimit të drejtësisë. Nëse do kishte prova duhet t’i kishte çuar në prokurori. Njëlloj deklaroi dhe Rama kur foli për një laborator imagjinar shkencor. Në një shtet normal prokuroria duhet të kishte hetuar Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën më së paku për fshehje të provave drejtësisë”, deklaroi Flamur Noka.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI