Flash

Pasioni për futbollin: djali i futbollistit të Juventus luan për Torinon

Lapsi.al 25 September 2018
Pasioni për futbollin: djali i futbollistit të Juventus luan për

Pasioni për futbollin mbretëron në shtëpinë Bonucci, ndryshimi i vetëm janë ngjyrat e fanellës. Nëse Leonardo është kthyer të veshë fanellën bardhezi, djali Lorenzo nuk i ka braktisur kurrë ato të Torinos. Tifoz granata, Bonucci jr të hënën është stërvitur me moshat e skuadrës rivale të Juventus, duke shënuar madje edhe një 11 metërsh. I ati Leonardo e ka shoqëruar krenar në fushë dhe ka ndjekur seancën stërvitore.

I lindur në 2012 pas titullit të parë kampion të fituar nga Bonucci me Juventus, Lorenzo i vogël ka shkuar menjëherë kundër rrymës në familje, duke zgjedhur të bëjë tifo për Torinon. Idhulli i tij është Andrea Belotti, ai "Gjeli" të cilin nuk resht së imituari në lojërat që bën brenda mureve të shtëpisë. Belottin i vogli e ka takuar disa herë për shkak të miqësisë që ka mbrojtësi bardhezi me sulmuesin e Torinos dhe Lorenzo ëndërron që një ditë të luajë me fanellën e idhullit të tij.

Një dashuri për fanellën granata, të cilën nuk e ka fshehur kurrë, madje as në ditën e festimeve të titullit të fundit kampion të fituar nga i ati. I detyruar të zbresë në fushë me fanellën e Juventus, i trushtuari Lorenzo u bë simbol i shumë tifozerive. Tani, në fakt, mund të veshë fanellën e moshave të Torinos e në shtëpinë Bonucci do të jetë derbi për të gjithë sezonin.

Të këshilluara

Bayern Mynih vë në shënjestër Hazard

Eden Hazard ka qenë gjithnjë lojtari në qendër të interesit të Real Madrid, sidomos pas largimit të Cristiano Ronaldos, por duket se e ardhmja e fantazistit të ...

18:55

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI