Flash

Messi zgjodhi Ronaldon, por CR7...

Lapsi.al 25 September 2018
Messi zgjodhi Ronaldon, por  CR7...

Këta të dy nuk e “braktisin” kurrë njëri-tjetrin, madje edhe kur “ndriçojnë” nga mungesa e tyre. Por Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk shkuan aq larg në çmimin e lojtarit më të mirë të vitit të akorduar nga FIFA, që paraprin trofeun më prestigjoz individual “Ballon d'Or” të France Football, i cili do të zbulohet disa muaj më pas.

Argjentinasi dhe portugezi, kapitenët përkatës të kombëtareve të tyre, u ftuan të votonin për një treshe të lojtarëve, renditur sipas preferencës. Dhe Messi përzgjodhi emrin e Cristiano Ronaldos në vendin e tretë pas Luka Modric dhe Kylian Mbappé.

Cristiano Ronaldo nuk e ka përzgjedhur Messin. E logjikshme duke patur parasysh që argjentinasi kampion në Spanjë dhe fitues i çmimit Pichichi nuk fitoi as Ligën e Kampioneve dhe as Kupën e Botës, dy kompeticionet madhore në planin ndërkombëtar. Dy francezë janë ndër zgjedhjet e CR7 mes të cilëve, i pari ish-shoku i tij i skuadrës te Real Madrid Raphael Varane dhe sulmuesi i Atletico Madrid Antoine Griezmman i treti. Në vend të dytë CR7 kishte zgjedhur fituesin e “The Best FIFA”, Luka Modric.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI