Flash

Kontrata/ De Biasi drejt stolit të kombëtares Armene

Lapsi.al 25 September 2018
Kontrata/ De Biasi drejt stolit të kombëtares Armene

Ish-trajneri i Shqipërisë Gianni De Biasi ka udhëtuar drejt Armenisë ditët e fundit me qëllimin për të biseduar me presidentin e Federatës Armene të futbollit në lidhje me mundësinë e uljes në pankinën e përfaqësueses se këtij vendi.

Mediat armene njoftojnë se Artur Vanetsyan, presidenti i ri i Federatës, ka insistuar në këtë tratativë dhe, sipas tij, italiani me pasaportë shqiptare është i duhuri për kombëtaren e vendit të tij. Armenia në Ligën e Kombeve ndodhet në Divizionin D dhe ka grumbulluar 3 pikë në 2 ndeshjet e para. Humbja në ndeshjen direkte me Maqedoninë ka kërkuar menjëherë që përfundimisht të arrihet akordi me një trajner, i cili e njeh mirë situatën e eliminatoreve. Për momentin, skuadrën e drejton Vardan Mynasian, por zgjedhja e tij ka qenë e përkohshme, derisa të gjendej një trajner tjetër. Mynaisan mbahet mend si njeriu që e çoi Armeninë në vend të tretë në e vitin 2013 në eliminatore, por me sa duket, presidenti i ri kërkon nga vetja t’i japë mundësinë De Biasit që të përsëritë, pse jo, atë që bëri me Shqipërinë. Pasi drejtoi Shqipërinë për afër tre sezone, duke arritur madje dhe kualifikimin në Europian, De Biasi punoi për disa muaj me Alaves dhe tani prej kohësh është i lirë. Marrja e një kombëtareje ka qenë gjithnjë në ambicien e tij./SS/

Të këshilluara

Messi zgjodhi Ronaldon, por CR7...

Këta të dy nuk e “braktisin” kurrë njëri-tjetrin, madje edhe kur “ndriçojnë” nga mungesa e tyre. Por Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk shkuan aq larg në çm...

10:02

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI