Flash

Këshilltari i Bashkisë Shkodër sulmon fort Artan Hoxhën: Paguhet nga krimi për t'i humbur gjurmët vrasësve (VIDEO)

Lapsi.al 25 September 2018
Këshilltari i Bashkisë Shkodër sulmon fort Artan Hoxhën:

Një ditë më parë gazetari Artan Hoxha tha se në Shkodër po vepron edhe një familje tjetër rivale në zonën e Kirasit. Ndonëse nuk përmendi emra, ai tha gjithashtu se kjo familje përfaqësohet edhe në Këshillin Bashkiak të Shkodrës me një subjekt politik lokal. U kuptua që fjala ishte për familjen Liçi, e cila humbi një prej anëtarëve të saj muaj më parë, Fatbardh Liçin. Sot ka reaguar Mustaf Liçi i cili mban edhe postin e këshilltarit në Bashkinë e Shkodrës. Në një deklaratë për mediat, ai hodhi akuza të rënda ndaj Artan Hoxhës, duke e cilësuar si gazetar të krimit dhe se po “rrit fëmijët me bukë haram”.

“Ky person i inkriminuar ka ringjallur dhe mundohet të hapë panik mes fiseve e qytetarëve të Shkodrës. Gazetari i krimit i cili ka vendosur të rrisë fëmijët me paratë e krimit dhe me bukë haram, nuk mundet 6 vrasjet e Shkodrës t’i atribuojë si vrasje bandash e të krahasojë modelet. Të gjithë të vrarët në qytetin tim, i njohin kriminelët dhe i dinë kush janë. Shkodranët janë të zgjuar. Familja Lici ka marrëdhenie të shkëlqyera me familjet e viktimave të qytetit. Artan Hoxha, është në shërbim të krimit të organizuar të familjes Bajri”, tha Lici për mediat. Shihni më poshtë deklaratën e plotë të tij.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI