Flash

Kamzës i mbyllin Zyrën e Punës, ankohet Xhelal Mziu: Jo se punësonte njerëz, por na duhej

Lapsi.al 25 September 2018
Kamzës i mbyllin Zyrën e Punës, ankohet Xhelal Mziu: Jo se

Zyra e Punës në Kamëz është mbyllur. Kryebashkiaku Xhelal Mziu thotë se ky është një rast unikal, pasi bashkia e gjashtë më e madhe në vend ngelet pa Zyrë Pune. Sipas Mziut kemi të bëjmë me një diskriminim nga qeveria e majtë. 

"Jemi rast unikal në Shqipëri, në të 61 bashkitë, që Kamza nuk ka Zyrë Pune. Qeveria e ka hequr Zyrën e Punës nga njësia jonë administrative për ta çuar në territorin e Bashkisë Tiranë. Ky është një absurditet, e pafalshme. Si mund të lësh bashkinë e 6-të më të madhe në vend për nga numri i popullsisë pa Zyrën e Punës!? Banorëve të Kamzës u duhet të shkojnë në Tiranë duke harxhuar kohë dhe para, duke ndenjur në radhë për një vërtetim papunësie apo kërkesë për t’u punësuar!  Zyra e Punës në Kamëz duhet të kthehet urgjent, jo se ka pasur efektivitetin e duhur për të punësuar qytetarët, duke qenë inefiçente si të gjitha zyrat e tjera, por është e nevojshme për procedurat e nevojshme administrative që u duhen banorëve të Kamzës të kryejnë në këtë zyrë të shtetit. Bashkia Kamëz i pati ofruar ambientet te One Stop Shopi për Zyrën e Punës, ashtu siç kanë qenë dikur, më pas “Rilindja” e transferoi në një ambient privat, derisa erdhi momenti kur e hoqën fare nga Kamza këtë zyrë", shprehet Mziu.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI