Flash

FOTO/ Pretenca për Shullazin, blindohet me policë të armatosur Gjykata e Krimeve të Rënda

Lapsi.al 25 September 2018
FOTO/ Pretenca për Shullazin, blindohet me policë të armatosur

Pas pak, në Gjykatën e Krimeve të Rënda pritet të jepet më në fund pretenca ndaj Emiliano Shullazit. Seanca po zhvillohet nën masa të larta sigurie.

Ndërkohë, Ambasada amerikane ka reaguar pak orë para seancës, me një deklaratë në të cilën inkurajon prokurorët e guximshëm.

Reagimi i Ambasadës së SHBA-ve është dhënë pas interesimit të “Zërit të Amerikës” për situatën e krijuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për çështjen “Shullazi”.

Ambasada thotë se, “populli shqiptar meriton një sistem drejtësie, ku policia dhe prokurorët qëndrojnë së bashku kundër kriminelëve”.

Më tej shtohet se, Ambasada “mbështet prokurorët e guximshëm që kërkojnë drejtësi, edhe kur ka rreziqe”.

Përplasja në Prokurori nisi pas një shortimi të kundërshtuar nga 10 prokurorë, të cilët kërkuan bazën ligjore së cilës i referohej kreu i akuzës.

Menjëherë pas kësaj, Arta Marku ndëshkoi bojkotuesit duke nisur procedimin disiplinor për ta, ndërsa urdhëroi që 3 prej tyre të transferohen në rrethe.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI