Flash

E akuzuan se burri 10-fishoi pasurinë me Ramën në pushtet, deputetja e PS-së: Shihemi në gjyq!

Lapsi.al 25 September 2018
E akuzuan se burri 10-fishoi pasurinë me Ramën në pushtet,

Deputetja Klotilda Bushaka doli paraditen e së martës në një konferencë shtypi ku akuzoi kreun e PD-së, Lulzim Basha për fshehje të bizneseve të kunatit të tij.

“Kunati i tij, Erion Isufi zotëron jo një, por plot gjashtë kompani reklame dhe konsulence: “Landmark Communicatins”, “Landmark Technologies”, “Landmark Premium Print”, “HR Solutions”, “Albania Internet” dhe “Blacksheep”. A e dini se vetëm “Landmark Communications” dhe “Premium Print”, që prej themelimit kanë gjeneruar mbi 11 miliardë lekë. Vetëm vitin e kaluar, xhiro e deklaruar e këtyre kompanive arriti në 2,2 miliardë lekë, nga të cilat fitimi i deklaruar vetëm 40 milionë lekë të vjetra” – tha Bushka.

Përgjigjen deputetes socialiste ia dha deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji sipas të cilit kompania në bashkëpronësi të bashkëshortit të Bushkaës ka 10-fishuar të ardhurat, pas ardhjes në pushtet të Ramës.

“Vetëm me tendera publike, kompania e Klotilda Bushkës dhe bashkëshortit të saj ka marrë 3 miliardë e 500 milionë lekë nga paratë e qytet ravë shqiptarë. Me vetingun që propozon Partia Demokratike, Klotilada Bushka largohet nga politika”, - akuzoi Salianji, pasi më herët, deputetja e Partisë Socialiste, Klodida Bushka Fehrati, në një deklaratë për mediat, e kishte sulmuar këtë të fundit.

Por Bushka ka reaguar sërish, e kësaj here në një postim të bërë në Facebook, është shprehur se çdo gjë që ka thënë Salianji është e pavërtetë, dhe se shton se për këto akuza do të përballen në gjyq.

“Sa për tenderat, që mund të verifikohen lehtësisht edhe këto, në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik, e sfidoj PD – në, të vërtetojë cilat janë këto tendera dhe vlerat e kontratave, pasi çdo gjë që thuhet prej altoparlanteve të saj, është shpifje dhe totalisht lajthitje.

Ja pra, ky është problemi. Alternativa e PD nuk ka për synim vendosjen e drejtësisë. Se për reformën në drejtësi, ata nuk lanë gurë pa lëvizur, vetëm e vetëm që ta pengonin. Platforma e PD është thjesht mënyra e Lulzim Bashës për të vendosur gjoba mbi biznesin, duke përdorur metodat e kohës së Enverit. Keqardhje për opozitën që bie çdo ditë në batak! Shihemi në gjyq!” – shkruan deputetja socialiste.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI