Flash

Dokumentari i Amy Winehouse së shpejti në kinematë botërore (Video)

Lapsi.al 25 September 2018
Dokumentari i Amy Winehouse së shpejti në kinematë botërore

“Eagle Vision” ka njoftuar ditë më parë se në fillim të muajit nëntor, do të publikohet dokumentari më i ri për Amy Winehouse, ndërsa së fundmi është publikuar traileri i tij.

Dokumentari, i titulluar “Amy Winehouse – Back to Black”, tregon prapaskenat e këngëtares së ndjerë, duke treguar sekuenca të jetës së saj personale gjatë kohës kur po realizonte edhe albumin e saj të fundit.

Dokumentari i ri përmban pamje të pazbuluara më parë nga jeta e Winehouse, si dhe intervistat me Mark Ronson dhe Salaam Remi. Dokumentari do të përfshijë edhe filmime nga “Një Mbrëmje në Londër”, një shfaqje private që Winehouse organizoi për miqtë e saj, të njëjtën natë kur mori pesë çmime “Grammy”.

Filmi do të lëshohet në mënyrë dixhitale, nëpërmjet DVD-së dhe Blu-Ray-t, dhe tani është në dispozicion për parapagim. Ai do të shfaqet më 2 nëntor.

https://www.youtube.com/watch?v=JGY1AOevjOs

Të këshilluara

Ndahet nga jeta regjisori amerikan

Kurtz është producenti i dy serive të para të 'Star Wars'. Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga familja. Ata thanë se producenti vdiq nga kanceri.Kurtz ka...

13:48

Versace në shitje, kush do të jetë blerësi

Kompania “Michael Kors Holding Ltd” është pranë një marrëveshje për të blerë “Gianni Versace SpA”, pasi marka ikonë e modës tërhoqi interesin e disa pretendetëv...

13:37

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI