Flash

Del nga burgu Nazer Seiti, financieri i Habilajve. Gjykata e monitoron me byzylyk elektronik

Lapsi.al 25 September 2018
Del nga burgu Nazer Seiti, financieri i Habilajve. Gjykata e monitoron me

Nezar Seiti, i konsideruar financieri i bandës së Habilajve prej ditës së djeshme ndodhet në arrest shtëpiak. Gjykata e Katanias e ka pajisur Nezar Seiti me byzylykun elektronik për kontrollin në distancë të tij, duke vënë në zbatim vendimin e marrë pak kohë më parë për lehtësimin e masës së arrestimit të tij me burg.

Kjo masë është marrë pas konsiderimit të një roli dytësor të Nezar Seitaj në bandën e Habilajve Nezar Seiti aktualisht ndodhet pranë familjes së tij që jeton në rajonin e Sicilisë e konfirmon për Ora News, avokati Maurizio Catalano. Banda "Habilaj" u shaktërrua në 14 tetor të 2017 pas ekzekutimit të operacionit "Rosa dei Venti" i cili vuri në pranga 15 shqiptarë e italianë të akuzuar për trafik droge e armësh nga Shqipëria drejt Italisë në vlerë rreth 20 milionë euro.

Nesër në 26 shtator pritet të zhvillohet seanca e dytë gjyqësore e grupit të Habilajve e sipas burime të Ora News Nezar Seiti do të jetë i pranishëm në sallën e gjyqit.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI