Flash

Bayern Mynih vë në shënjestër Hazard

Lapsi.al 25 September 2018
Bayern Mynih vë në shënjestër Hazard

Eden Hazard ka qenë gjithnjë lojtari në qendër të interesit të Real Madrid, sidomos pas largimit të Cristiano Ronaldos, por duket se e ardhmja e fantazistit të Chelsea mund të mos jetë aq "e bardhë" sa mendohet. Në lojë për belgun kanë zbritur kampionët e Bundesligës Bayern Mynih dhe ata nuk janë nga ata që interesohen kot.

Franck Ribery e Arjen Robben tashmë kanë një moshë të madhe e ky është motivi përse Bayern Mynih është në kërkim të një sulmuesi krahu në lartësinë e tyre. E objektivi është shënjestruar tek emri i Eden Hazard, që në ditët e fundit ka nisur bisedimet për rinovimin e kontratës me Chelsea.

Bavarezët janë në kohë të ndërhyjnë, në një tentativë për ti ndryshuar mendjen belgut, për ta parë Mynihun si destinacionin e ardhshëm. Kuotat e Hazard janë rritur së tepërmi, pas prezantimit fantastik në Botërorin e Rusisë dhe përfshirjen në 11 më të mirët e The Best Fifa.

Të këshilluara

Messi zgjodhi Ronaldon, por CR7...

Këta të dy nuk e “braktisin” kurrë njëri-tjetrin, madje edhe kur “ndriçojnë” nga mungesa e tyre. Por Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk shkuan aq larg në çm...

10:02

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI